Flash

Autorët me "Audi" të zi/ Detaje të reja nga ekzekutimi në Tiranë

Lapsi.al 30 October 2022
Autorët me "Audi" të zi/ Detaje të reja nga ekzekutimi

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë. Një person është ekzekutuar me kallashnikov. Viktima është një person i identifikuar si Briken Sanaj, 39 vjeç, nga Lezha. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Kodra e Diellit.

Janë të paqarta rrethanat. Por, burime në vendin e ngjarjes thanë se viktima po qëndronte në një nga rrugicat e zonës. Atij i është afruar një automjet tip "Audi" me ngjyrë të zezë.

Nga dritarja e mjetit është qëlluar me breshëri automatiku kallashnikov. Për pasojë i riu nga Lezha ka ndërruar jetë në vend. Më pas, autorët janë larguar kundravajtje duke thyer edhe traun e sigurisë që është vendosur sa futesh në zonë.

Një dëshmitar ka tentuar ta ndihmojë viktimën duke e çuar në spita, por ai nuk u ka mbijetuar plagëve. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI