Flash

Detaje të reja/ Shqiptari përdh*nues serial në Athinë u zbulua nga ADN-ja

Lapsi.al 30 October 2022
Detaje të reja/ Shqiptari përdh*nues serial në Athinë u

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë të zbuluar nga autoritetet greke, ku një shqiptar akuzohet si autor i disa përdh*nimeve në shtetin helen.

Mësohet se është vërtetuar shkencërisht se shqiptari Spartak Dyrmishi është autor i dy përdhunimeve, nga tre që akuzohej. Këtë fakt e zbuloi ADN-ja e kryer nga rrobat e viktimave.

45-vjeçari kishte probleme me alkoolin. Ai u identifikua nga autoritetet greke për shkak të erës së alkoolit. I ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja, ai është baba i dy fëmijëve të vegjël, vajzë dhe djalë.

Rasti i fundit i përdhunimit ishte një javë më parë ku sipas denoncimit të njërës prej viktimave, shtetasi shqiptar tashmë i identifikuar e përdhunoi në stacionin e tramvajit në lagjen “Faliro” në një prej zonave më turistike të kryeqytetit, ndërsa vetëm një ditë më pas, i njëjti person tentoi të përdhunonte një tjetër, e cila pasi mundi të gjejë një lokal dhe të ndalojë makinën, u largua me vrap duke kërkuar ndihmë.

Autori i dyshuar është nga Vlora dhe ka kaluar për në Shqipëri në datën 27 tetor, në orën 1:00 Agjentë të armatosur kryen kontroll në banesën e tij, por nuk mundën ta gjejnë. Sipas informacioneve, atë e kanë lokalizuar dhe tani po zhvillohet operacioni për kapjen në Vlorë. Mbas verifikimeve, rezultoi se ai është larguar për në Shqipëri pak orë përpara se të shpallej në kërkim.

Policia greke thotë se gjatë orëve në vazhdim do ta shpallë atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa pritet publikimi i fotos dhe detaje të tij me qëllim raportimin prej viktimave të mundshme të rasteve të tjera të përdhunimeve ose të tentativave prej tij. Videoja tregon arratisjen e viktimës nga automjeti i saj, ndërsa po e kërcënonte me thikë. Ndërsa fotot tregojnë vendin ku u krye përdhunimi i fundit. /TCH

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI