Flash

E diela nis e kthjellët, moti për ditën e sotme

Lapsi.al 30 October 2022
E diela nis e kthjellët, moti për ditën e sotme

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të sjelli në Shqipëri në Ultësirën Perëndimore dominim të motit të kthjellët, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Por pritet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat e lehta dhe kalimtare të shfaqën në të gjithë territorin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Lindja e kontinentit do të jetë në dominimin e vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje në formë dëbore. Poashtu nën ndikimin e motit të vranët do të jetë Europa Veriore në dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Ndërsa pjesa më e madhe Qendrës së kontinentit dhe Europa Jugore do të jenë me mot të qëndrueshëm.

Kosova

Deri në orët e mesditës pjesa më e madhe e Kosovës do të jetë në dominimin e  motit të kthjellët, ku vetëm në zonat të izoluara do të ketë kalime të pakta vranësirash. Por parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime të shpeshta të vranësirave të cila më të dukshme do të jenë në zonat Veriore.

Maqedonia e Veriut

Orët e para të ditës në MV parashikohet të jenë me orë të shumta me diell në një pjesë të mirë të territorit. Ndërsa mesdita dhe orët vijuese do të sjellin kalime vranësirash në për të gjithë vendin, ku më të theksuara vranësirat pritet të jenë në zonat Lindore.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI