Flash

Ndreca doli me të kuqe, Kukësi humbi busullën: Tirana i shënon poker Dobit, që nuk po gjen më 'recetën'

Lapsi.al 30 October 2022
Ndreca doli me të kuqe, Kukësi humbi busullën: Tirana i

Pas rrëzimit me Erzenin, Tirana ndryshon marshin dhe dominon me poker Kukësin, duke i shkaktuar jo pak telashe Dobit. 4-1 imponohen bardheblutë në një ndeshje që u duk interesante deri kur Ndreca nuk e la skuadrën e tij me 10 lojtarë. Nga aty nuk pati më histori dhe Tirana rrëmbeu një fitore që e afron -1 nga vendi i parë.

Humbja e dytë radhazi me Kukësin, që rikthehet në situatë të vështirë. Bardheblutë triumfuan falë një pjese të dytë ku dominuan plotësisht, duke shfrytëzuar lojtarin më shumë, në mënyrën më të mirë të mundshme. E të mendosh që pas 45 minutave ku golit të Hasanit iu përgjigj Basa, u duk ekuilibër i madh. Golat u shënuan në harkun e 3 minutave nga e 43 në të 46, por një episod do të ndryshonte gjithcka.

Në të 57 Ndreca humb orientimin dhe ndërhyn egër ndaj Tosevskit. Arbitri Koçi i tregoi të verdhin, por u thërrit në VAR dhe pas rishikimit ndryshoi ngjyrën e kartonit. Me 10 lojtarë Kukësi nuk arriti më të bëjë asnjë rezistencë. Kjo u kuptua që në golin e Xhixhës të shënuar pas vetëm 6 minutash e të anulluar për pozicion jashtë loje. Pastaj në të 72 ishte Behiratche që kërceu mbi të gjithë në zhvillimet e një goditje dënimi dhe me kokë mposhti Tafas. Llogaritë i mbylli 10 minuta më pas Patrick, që shënoi golin e parë pas dëmtimit. Vulën pastaj e vendosi me penallti Limaj, edhe ai i rikthyer pas dy ndeshjeve mungesë. Për Dobin gjithcka nis nga e para dhe renditja e Kukësit tregon më mirë se cdo histori. Shehi në anën tjetër rikuperoi lojtarët dhe ktheu fitoren në shtëpi. Tani Partizani është vetëm një pikë larg.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI