Flash

Nga 1990-2020, 1.2 milionë shqiptarë “braktisën” vendin

Lapsi.al 30 October 2022
Nga 1990-2020, 1.2 milionë shqiptarë “braktisën”

Emigrimi apo azil kërkimi shqiptarëve në botë përmes shifrave, në mënyrë të shpeshtë vjen përmes raporteve ndërkombëtare. Sipas një raporti të Organizatës të Kombeve të Bashkuara për popullsinë mbërrihet në përfundimin se që nga viti 1990 deri në 2020-n, nga Shqipëria janë larguar rreth 1.2 milionë persona.

Në mënyrë periodike Eurostat, agjencia europiane e statistikave sjell të dhëna të cilat në mënyrë të pavarur tregon numrin e shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet europiane. Përfshi ata të cilët kanë aplikuar për e kanë marr tashmë leje qëndrimi në BE.

Në këtë tabele Eurostat ka publikuar lejet e qëndrimit të lëshuara në vendet e BE-s duke nisur nga viti 2008 deri në vitin 2021 për qytetarët shqiptarë. Duke dhënë kështu një panoramë 13 vjeçare dhe një indikator të fortë për largimet. Nga një mbledhje aritmetike e këtyre të dhënave të Eurostat shuma e përgjithshme e lejeve të qëndrimit të lëshuara nga vendet e unionit për shqiptarët është 778.149.

Në statistika është e pamundur të sillet numri atyre të cilëve ndodhen ilegalisht.

Një tjetër e dhënë e Eurostat tregon se gjatë vitit 2020, 40.558 shqiptarët kërkuan azil në një prej vendeve të BE-s. Duke u renditur kështu të tretët për azil kërkimin në Europë pas Marokut dhe Sirisë.

Dy vite më pas, për 7 mujorin e parë të 2022, sipas Eurostat numri shqiptarëve që kërkuan azil në një vend të BE-arriti në 6 550. Po sipas Eurostat në raport me popullsinë Shqipëria ka numrin më të lartë të azil kërkuesve.

Lexo më tej: Transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan 

Ukraina, një vend në luftë me popullsi rreth 40 milionë banorë kishte vetëm 1295 aplikime për azil në muajin maj. Ndërsa Shqipëria 960 persona.

Javën e shkuar parlamentit anglez iu raportua se deri në mesin e Tetorit 2022 me gomone në brigjet angleze kishin mbërritur 12.000 shqiptarë.

Një tjetër indikator i largimit të shqiptarëve janë edhe të dhënat e INSTAT. Nga matjet vjetore të INSTAT, popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 ishte 2,793,592 persona. Me tkurrje 14% nga viti 1990./TopChannel

Lexo më tej: Aplikimet për azil nuk ndalen, rriten me 65% për 8-mujorin

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI