Flash

"Penalltinë ia lashë Limaj për një arsye e Xhixha ishte dakord": Shehi konfimon unitetin e grupit te Tirana

Lapsi.al 30 October 2022
"Penalltinë ia lashë Limaj për një arsye e Xhixha ishte

“Sigurisht mua më kënaq fitorja, jemi aty ku duhet të jemi. Sidomos në pjesën e parë dhe të dytë ishim shumë mirë, vetëm disa detaje të vogla na cuan tek fitorja. Djemtë me zor po prisnin përballjen me Kukësin pas humbjes me Erzenin. Na vjen mirë për golat e shënuar sepse shënoi Limaj dhe Patrik që janë shumë të rëndësishëm për ne”. Orges Shehi është natyrisht shumë i kënaqur për fitoren dhe rezultatin e ndeshjes kundër Kukësit. Tekniku i bardhebluve në 4-1 kundër Bluve ka gjetur golat e munguar të Patrick dhe Limaj, të dy të kthyer pas dy javëve mungesë.

Lexo më tej: Ndreca doli me të kuqe, Kukësi humbi busullën: Tirana i shënon poker Dobit, që nuk po gjen më ‘recetën’

Tekniku ka zbuluar më pas edhe një episod në lidhje me 11 metërshin që vulosi ndeshjen. Në fakt, kur të gjithë prisnin që në pikën e bardhë të prezantohej Xhixha, në garë për golashënues, u shfaq Limaj: "Zgjodha kështu për ti treguar sa i rëndësishëm është për ne, pavarësisht dëmtimeve. Duhet të përmend këtu që Xhixha është lojtar shumë i mirë dhe zemërgjerë. Pas ndeshjes ishte shumë i lumtur që kishte shënuar Veseli. Ndaj i komplimentoj të dy”, përfundoi Shehi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI