Flash

Policia: Autorët e ekzekutimit në Tiranë dogjën makinën në Kashar

Lapsi.al 30 October 2022
Policia: Autorët e ekzekutimit në Tiranë dogjën makinën

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ka reaguar policia. 

“Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë shoqëruar disa persona në Polici. Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve” – thotë në njoftimin e saj policia.

Lapsi.al mëson se viktima është identifikuar si Briken Sanaj, 39 vjeç, nga Lezha. Burime në vendin e ngjarjes thanë se viktima po qëndronte në një nga rrugicat e zonës. Atij i është afruar një automjet tip "Audi" me ngjyrë të zezë.

Nga dritarja e mjetit është qëlluar me breshëri automatiku kallashnikov. Për pasojë i riu nga Lezha ka ndërruar jetë në vend. Më pas, autorët janë larguar kundravajtje duke thyer edhe traun e sigurisë që është vendosur sa futesh në zonë.

Një dëshmitar ka tentuar ta ndihmojë viktimën duke e çuar në spita, por ai nuk u ka mbijetuar plagëve. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI