Flash

"Që kur kam ikur nga Partizani vetëm i rrah": Duro 'thumbon' klubin e zemrës që vazhdon nuk e thërret

Lapsi.al 30 October 2022
"Që kur kam ikur nga Partizani vetëm i rrah": Duro

"Që kur kam ikur nga Partizani, me të gjitha skuadrat që kam drejtuar, bilanci mund të jetë 90% fitore me 10% të të kuqve”. Shpëtim Duro nuk e fsheh krenarinë për mposhtjen e kryesuesve të kampionatit. Një hakmarrje që ngjan e ëmbël. Ish-klubi, në fakt, nuk është kujtuar asnjëherë ta thërrasë për t'i besuar skuadrën në ambicjen për titull. Tani Duro është në Rrogozhinë, aty ku në dy ndeshje ka dy fitore: “Sigurisht ne kemi kaluar një moment të vështirë, dy ndeshje të vështira me skuadra që kanë investuar shumë. Por sot sidomos Partizani që është një skuadër në vendin e parë me organikë të jashtëzakonshme. E kjo më shton kënaqësinë që skuadra m’u përgjigj në të gjithë aspektet".

Lexo më tej: Egnatia ‘rrugë’ e përpjetë për Partizanin: dy gafa të Bitrit favorizojnë 3-0 e Duros kundër ish-skuadrës

Duro kërkon vlerësimin maksimal të të tijve për këtë fitore të arritur dhe nuk pranon justifikime mungesash të kundërshtarit: "Përmendini mungesat e Partizanit por edhe ne nuk kemi pasur Hamzat, Jackson dhe Delarge. E kuptoni çfarë kishim jashtë! I kam thënë lojtarëve që jemi skuadër, jo individë dhe ata e shprehën. Me gjithë këto mungesa, arritën një fitore të mirë - shpjegoi Duro, që i paralajmëroi të gjithë -. Unë nuk kam ardhur për të qëndruar te mbijetesa. Të ishte ashtu nuk e merrja fare këtë detyrë".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI