Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Rusia pezulloi marrëveshjen për grurin, shqetësime ndërkombëtare

Lapsi.al 30 October 2022
Rusia pezulloi marrëveshjen për grurin, shqetësime

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se uria globale mund të rritet për shkak të pezullimit nga Rusia të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për të lejuar kalimin e sigurt për anijet që transportojnë grurë ukrainas.

“Është shumë indinjuese,” tha zoti Biden të shtunën duke folur në Uilmington të shtetit të Delauerës të shtunën.

Biden foli disa orë pasi Rusia njoftoi se do të ndalonte menjëherë pjesëmarrjen në marrëveshje, duke pretenduar se Ukraina ndërmori një sulm me dron të shtunën kundër anijeve të flotës ruse të Detit të Zi në brigjet e Krimesë së pushtuar. Ukraina e ka mohuar sulmin, duke thënë se Rusia ka goditur gabimisht me armët e veta.

Marrëveshja për grurin që u nënshkrua në korrik ka bërë të mundur eksportin e sigurt nga portet ukrainase të më shumë se 9 milionë tonëve grurë me 397 anije.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres është “thellësisht i shqetësuar” për pezullimin e marrëveshjes dhe shtyu udhëtimin e tij në Algjer për Takimin e Nivelit të Lartë të Lidhjes Arabe me një ditë për t’u marrë me këtë çështje, tha të dielën një zëdhënës i OKB-së.

“Sekretari i Përgjithshëm vazhdon të angazhohet në kontakte intensive që rikthimin e Rusisë tek marrëveshja” tha në një deklaratë zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarriç.

Guterres u kishte kërkuar të premten Rusisë dhe Ukrainës të rigjallëronin marrëveshjen. Zoti Guterres u kërkoi gjithashtu vendeve të tjera, kryesisht në Perëndim, të përshpejtojnë heqjen e pengesave që bllokojnë eksportet ruse të grurit dhe plehrave kimike.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së nënvizoi urgjencën e rinovimit të marrëveshjes që skadon më 19 nëntor, “për të kontribuar në sigurinë ushqimore në mbarë botën dhe për të zbutur vuajtjet që kjo krizë e kostos globale të jetesës po shkakton tek miliarda njerëz”, tha zëdhënësi Dujarric.

Marrëveshja e grurit ka arritur të ulë 15 për qind çmimet globale të ushqimeve, nga kulmi i tyre në mars, sipas Kombeve të Bashkuara.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e quajti vendimin rus të parashikueshëm dhe tha se Moska e ka përkeqësuar qëllimisht krizën ushqimore që nga shtatori. Aktualisht, rreth 176 anije të ngarkuara me grurë nuk po lejohen të lundrojnë nga portet e Ukrainës, tha ai.

“Është ushqim për më shumë se 7 milionë konsumatorë. Pse një grusht njerëzish diku në Kremlin mund të vendosin nëse do të ketë ushqim në tryezat e qytetarëve në Egjipt apo Bangladesh?” tha ai të shtunën në fjalimin drejtuar vendit.

Një anije me 40,000 ton drithëra e nisur për në Etiopi në kuadër të programit të ndihmës së Kombeve të Bashkuara nuk mund të largohej nga Ukraina të dielën si rezultat i pezullimit të marrëveshjes nga Rusia, tha Oleksandr Kubrakov, ministri i infrastrukturës i Ukrainës.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i kërkoi Rusisë të anulojë vendimin e saj në një postim në Twitter të dielën.

Edhe Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar është në bisedime me homologët e tij në Moskë dhe Kiev në përpjekje për të rigjallëruar marrëveshjen, tha ministria të dielën. Ai u ka kërkuar palëve që të shmangin çdo “provokim” që mund të ndikojë në vazhdimin e marrëveshjes, thuhet në një deklaratë.

“Inspektimi i anijeve të ngarkuara me grurë që presin pranë Bosforit do të vazhdojë sot dhe nesër,” thuhet në deklaratë./VOA

Të këshilluara

SHBA: Rusia po përdor ushqimin ‘si armë’

Rusia, e cila njoftoi të shtunën se do të pezullojë marrëveshjen për eksportin e produkteve bujqësore nga portet e Ukrainës, po përdor “ushqimin si armë”, sipas...

10:16

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI