Flash

Taylor Swift konfirmon turneun 'Midnights'

Lapsi.al 30 October 2022
Taylor Swift konfirmon turneun 'Midnights'

Taylor Swift ka folur së fundmi për albumin e saj të ri, Midnights.

Gjatë emisionit të "The Graham Norton Show" , këngëtarja "Bejeweled", zbuloi se do të zhvillojë së shpejti turneun, 'Midnights'. "Ne do e bëjmë së shpejti . Kjo do të ndodhë," tha Swift kur u pyet nga prezantuesi Graham Norton." Fituesja e Grammy tha gjithashtu se është "e emocionuar" nga reagimi i fansave pas publikimit.

"Por unë mendoj se është pak akuzuese kur njerëzit thonë se kam thyer Spotify," bëri shaka artistja duke thyer rekordin për albumin më të transmetuar brenda një dite. "Ishin fansat e mi të mrekullueshëm që thyen Spotify!".

Ndonëse kantautorja shprehu mirënjohje për fansat e saj, ajo tregoi se si ri-regjistrimi i katalogut të saj ishte diçka "thellësisht personale" për të. Ajo humbi të drejtat për muzikën e saj kur ndërroi kompani diskografike. "Unë jam mirënjohëse për radiostacionet në të gjithë SHBA-në që po të luajnë vetëm versionet e mia të reja. " u shpreh  Swift. "Është diçka për të cilën më intereson, por nuk pres që njerëzit e tjerë të kujdesen për të."

Në albumin e saj të 10-të në studio, Taylor e cila bashkëpunoi me Jack Antonoff, Lana Del Rey dhe të dashurin Joe Alwyn flet për dashurinë, hakmarrjen dhe imazhin publik. Ajo ka publikuar tashmë videoklipet për "Anti-Hero" dhe "Bejeweled"./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/25/albumi-i-taylor-swift-me-i-shituri-per-vitin-2022/

Të këshilluara

Publikohet letra e fundit e Hueyda El Saied

Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare, pasi humbi betejën me kancerin e gjitit. Hueyda la pas një djalë, Gabrielin, i cili së bashku me babain ...

12:20

Divorc edhe për Tom Brady me Gisele Bündchen

Tom Brady dhe Gisele Bündchen planifikojnë të bëjnë kërkesë për divorc të premten, konfirmon Page Six. Çifti kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund ma...

20:01

Pique viziton Shakirën

Ndërkohë që Gerard Pique dhe Shakira vazhdojnë me gjyqin e ndarjes dhe luftojnë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, futbollisti i Barcelonës ka vizituar shtëpi...

16:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI