Flash

Balla: Fasha 800 kWh nuk do të aplikohet as në muajin nëntor, qeveria njoftoi ERE-n

Lapsi.al 31 October 2022
Balla: Fasha 800 kWh nuk do të aplikohet as në muajin nëntor,

Fasha 800 kWh për çmimin e energjisë nuk do të aplikohet as në muajin nëntor. Lajmi është bërë me dije nga kreu i Grupit të PS, Taulant Balla. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se qeveria ka vendosur që ta shtyjë fashën. Po ashtu, kreu i grupit parlamentar socialist tha se qeveria ka njoftuar për këtë vendim edhe Entin Rregullator. Balla deklaroi se fasha u shty pasi ka pasur një mirëmenaxhim të situatës energjetike, si edhe një ndërgjegjësim të qytetarëve të cilët kanë kursyer energjinë.

“Shtyrjen edhe për muajin nëntor, edhe pse shi s’ka pasur asnjë pikë, qeveria ka vendosur se për shkak të mirëadministrimit dhe ndërgjegjes së qytetarëve shqiptarë që kanë dhënë efektet e para të uljes së shpenzimet të energjisë. Jemi ndër vendet e vetme, ku qeveria vazhdon të subvencionojë 80% të faturës. Nuk është e vërtetë. Është një opsion, por qeveria ka njoftuar në kohë Entin Rregullator se nuk do aplikohet”, tha Balla.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI