Flash

Belind Këlliçi premton moratorium: Nuk do të jap leje ndërtimi për një vit!

Lapsi.al 31 October 2022
Belind Këlliçi premton moratorium: Nuk do të jap leje

Belind Këlliçi, kandidat për primaret e PD-së në Tiranë, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka premtuar moratorium ndërtimesh, pra ndalim të tyre, për një periudhë një vjeçare, nëse ai zgjidhet kryetar i Bashkisë.

"Tani kanë dalë edhe pallate pa leje, i quajën edhe mister. Fillimisht duhet të evidentojmë të gjithë lejet dhe parregullsitë, t'i çojmë para drejtësisë.

Lajmi i mirë është se drejtoresha e urbanisitikës është paraqitur para SPAK. Kam lexuar në media se ka shkuar për shkak të lejeve të ndërtimit.

Jam në favor të moratoriumit një vjeçar, që të bëhet transparencë se çfarë ka ndodhur.

Veliaj erdhi me premtim për moratorium, sepse kemi tetë mijë apartamente stok dhe sot jemi në këtë situatë. Është komplet qasje tjetër", deklaroi Këlliçi.

Të këshilluara

Policia aksion në Vlorë, rrethohet pallati!

Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në orët e vona të mbrëmjes, ku ka kontrolluar në një pallat pranë shtëpisë së oficerëve. Raportohet se kërkimet janë...

18:03

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI