Flash

DETAJET/ Vëllai i viktimës Sanaj kishte plagosur një person vite më parë

Lapsi.al 31 October 2022
DETAJET/ Vëllai i viktimës Sanaj kishte plagosur një person vite

Të tjera detaje janë zbuluar nga atentati i një nate më parë në Tiranë. 39-vjeçari Briken Sanaj është qëlluar me breshëri plumbash, sapo ka lënë bashkëshorten në garazh me makinë. Pasi ka dalë nga garazhi, autorët janë futur në rezidencën ‘Kodra e Diellit’. Ata kanë thyer traun dhe kanë qëlluar në drejtim të 39-vjeçarit. Fatkeqësisht, Sanaj nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Mësohet se në vitin 2015, vëllai i Sanajt kishte plagosur një person në Ishull-Lezhë. Familja e tij jeton në lagjen “Besëlidhja” të këtij qyteti. Vetë 39-vjeçari Sanaj, apo siç njihej ndryshe Anton Gjini, ishte zhvendosur të jetonte në Tiranë prej një viti. Viktima rezulton pa precedent të mëparshëm penal.

Dyshohet se në makinën tip 'Benz', nga ku u qëllua drejt Sanajt, kanë qenë dy autorë. Ata dyshohet se kanë hapur xhamin e pasëm të mjetit e kanë qëlluar tre herë të riun. Dy prej plumbave e kanë kapur në fytyrë. Ne vend ngjarje policia ka gjetur vetëm një gëzhojë, ndërsa dy të tjerat dyshohet se kanë rënë në automjetin e djegur. Zona ku ka ndodhur ngjarja ka dhjetëra kamera sigurie. Ato janë sekuestruar te gjitha, për me qëllim zbardhjen apo identifikimin e ndonjërit prej autorëve.

Ngjarja është referuar në Prokurori për veprën penale "vrasje me paramendim". Po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e identitetit të autorëve.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI