Flash

Ironia e Lubonjës: Rama me charter si Messi dhe Ronaldo

Lapsi.al 31 October 2022
Ironia e Lubonjës: Rama me charter si Messi dhe Ronaldo

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja e quajti të pakuptimtë faktin që Rama ka udhëtuar kaq shumë me avion charter privat. Për Lubonjën kjo nuk ka kuptim as për një shtet të madh si Italia e jo më për Shqipërinë.

“Kemi pedagogët që po hyjnë në grevë urie sepse nuk kërkojnë asgjë më shumë se rroga të barabarta me kolegët në Maqedoni e Kosovë. Shihni sa udhëtime me charter ka bërë Albin Kurti. Shihni edhe ato të shteteve të mëdha e do shihni se është skandal për ato shtete, jo më për një shtet si i yni.

Rama mund të ketë udhëtuar edhe falas por askush s’të jep gjë falas pa marrë diçka në këmbim. Duhet transparencë. Hyjmë në rreth vicioz. Nuk hapet asnjë komision parlamentar për këtë çështje. Dy udhëtime e gjysmë në muaj për 2021 më duken shumë. Renzi në Itali ka përdorur charter dhe është bërë skandal i madh. Që Italia ka 60 milionë banorë.

Ka udhëtime të sheikëve dhe pasanikëve të mëdhenj, por kaq udhëtime kryeministri i vendit më të varfër në Europë? E mjaftueshme që të kuptojmë në ç’vend po jetojmë. 

Nëse kryeministri ka një kontratë si lojtarët e mëdhenj që marrin miliona e vënë reklama si Ronaldo e Mesi, kontratat janë zyrtare aq më tepër një kryeministër që punoka si reklamues i një kompanie. Na thotë “hani këtë supën time ose hidhuni nga dritarja” se nuk keni ç’bëni”, - tha Lubonja në emisionin "Open" në News 24.  /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI