Flash

Kreu i SPAK nuk ankohet për presionin, por për buxhetin: Qeveria në mënyrë të dhunshme na ka ndërprerë buxhetin

Lapsi.al 31 October 2022
Kreu i SPAK nuk ankohet për presionin, por për buxhetin: Qeveria

Arben Kraja u ankua që në buxhetin e vitit 2022 qeveria në mënyrë të njëanshme dhe të “dhunshme” kishte ndërhyrë me akte normative për të ndërprerë financimet e paracaktuara në buxhet dhe e konsideroi këtë kufizim të pavarësisë së SPAK-ut.

“Herë pas herë me akt normativ është ndërhyrë në buxhetin e SPAK duke ndërprerë fonde të caktuar”- tha Kraja duke shtuar se ai e mirëkuptonte krizën dhe ishte koshient që nuk do të zbatohej gjithë buxheti për shkak të mungesës në personal.

“Një praktikë e tillë nuk duhet bërë më. Nuk duhet të ketë prerje të njëanshme të dhunshme të buxhetit të një institucioni të pavarur sepse mendoj se futet tek kufizimet e pavarësisë së një institucioni për të funksionuar”- theksoi ai para deputetëve.

Deputetët e opozitës e quajtën këtë ndërhyrje në shkelje të Kushtetutës. Sipas Gazmend Bardhit pasi është Kuvendi ai që miraton buxhetin për institucionet kushtetuese dhe nuk mundet shtoi ai që “qeveria të ndryshojë vullnetin e Kuvendit”.

Ndërsa kryetarja e komisionit Klotilda Bushka i quajti raste përjashtimore për shkak të krizës energjitike apo situatës së luftës dhe i kërkoi SPAK që bashkë me Ministrinë e Financave të bien dakord duke gjetur një balancë mes nevojave dhe mundësive.

Kraja kërkoi ndihmë nga komisioni i ligjeve dhe për marrjen e godinës së Ish-Ujësjellësit, e cila i është vënë në dispozicion nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

“Procedura ka mbetur në ministrinë e Drejtësisë. Duhet një vendim që t’i kalojë në administrim ministrisë dhe ajo të na e vendosë ne në dispozicion”- tha Kraja.

Në lidhje me buxhetin e ri, kreu i SPAK, kërkoi që Ministria e Financave të miratojë edhe një shtesë prej 15 punonjësish dhe fonde për investime që lindin gjatë punës.

Ai i quajti kërkesat për fonde të justifikuara me punën e bërë nga SPAK në këto 3 vite.

“Me 2 procese kemi nxjerrë buxhetin për 4 vite, flas për 20 milionë euro të konfiskuara në bankë”- u tha ai deputetëve.

Të këshilluara

Berisha: Primaret, ndryshim epokal

Kryetari i PD, Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh "të rëndësishëm" për demokracinë dhe ndjekësit e tij në Tik-Tok. Sali Berisha deklaron se primaret janë ...

13:37

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI