Flash

Meta: Mbrëmja e 14 majit do të jetë festë!

Lapsi.al 31 October 2022
Meta: Mbrëmja e 14 majit do të jetë festë!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh se ka ardhur koha për të ridimensionuar të gjithë politikën në vend.

Ish-presidenti gjatë një interviste për Top News, theksoi gjithashtu se marrëveshja me PD-në për zgjedhjet vendore nuk është përjashtuese për askënd.

"Primaret janë një nga risitë më të mira, por ky proces duhet të përfundojë sa më parë. Kjo pasi pushteti vendor kontrollohet plotësisht nga PS dhe kush bën opozitë në qytete pastaj. Nuk kemi hyrë në detaje për ndarje bashkish pasi për Partinë e Lirisë është primar interesi i vendit, vendosja e pluralizmit politik në nivelin vendor dhe për të ecur drejt zgjedhjeve të parakohshme. Vendi është në një rënie të lirë drejt humnerës. Për sa i përket ambicieve të PL-së, në ketmi qenë të hapur për diskutime. Marrëveshja është e qartë. Atje ku është PD në nuk ndërhyjmë, atje ku ka hapsirë për PL-në… Nuk besoj se marrëveshja është përjashtuese për askënd. Të gjithë të vendosin si interes primar fitoren në zgjedhje”, u shpreh Meta.

Meta shtoi se 14 maji, data e zgjedhjeve lokale, do të jetë një ditë feste për shqiptarët, duke e quajtur një festë të demokracisë.

“Opozita ka për detyrë të protestojë, të japë alternativa, të bëjë iniciativa në Parlament siç kemi bërë për liberalizimin e Energjisë Fotovoltaike, apo për taksën e qarkullimit të karburantit. Tani kemi dhe një datë për zgjedhjet, 14 maj, dhe unë e kam shumë të qartë se si do të jetë ajo datë. Mbrëmja e 14 majit, do të jetë një festë e demokracisë!”, tha Meta.

Të këshilluara

Policia aksion në Vlorë, rrethohet pallati!

Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në orët e vona të mbrëmjes, ku ka kontrolluar në një pallat pranë shtëpisë së oficerëve. Raportohet se kërkimet janë...

18:03

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI