Flash

Nafta bie në bursa/ Bordi shqiptar “harron” të mblidhet

Lapsi.al 31 October 2022
Nafta bie në bursa/ Bordi shqiptar “harron” të mblidhet

Ishte 12 tetor kur i ashtuquajturi “Bordi i Transparencës” u mblodh për herë të fundit për të përcaktuar çmimet e naftës, benzinës dhe gazit të lëngshëm për automjetet. Atë pasdite u shpallën nafta 240 lekë të reja për litër (me pakicë), benzina 203 lekë/litri dhe gazi 78 lekë për litër.

4 ditë përpara se të mbahej kjo mbledhje çmimet e karburanteve (sidomos nafta 245 lekë/litri) kishin prekur çmime mjaft të larta. Në atë mbledhje u bë një “korrigjim” i vogël.

Që nga ajo e mërkurë... heshtje. Edhe pse kanë kaluar 20 ditë çmimet e bordit janë “gozhduar” në të gjitha tabelat e karburanteve dhe nuk lëvizin më. Në çdo njoftim Bordi i Transparencës nënvizon se vendimet e tij janë të lidhura me bursën Platss.

Të gjithë e dimë që çmimet në bursa janë mjaft të luhatshme dhe ka pak gjasa që në këtë situatë ato të kenë mbetur të konstante. Nga një vëzhgim i bërë nga lapsi.al shihet se çmimet kanë rënë të paktën 15%. Kështu bursa e Teksasit shënoi këtë ditë të fundit të tetorit çmimin 86 dollarë për fuçi për naftën bruto.

Ndërsa në bursën e Londrës llogaritet në 94.8 dollarë për fuçi.

Gjatë këtyre 20 ditëve bordet e ngjashme në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë kanë ulur çmimet e karburanteve. Çmimi u ul të paktën 2 herë në 5 ditë në Maqedoninë e veriut (Lexo këtu).

Edhe Kosova uli gjithashtu çmimin e karburanteve (lexo këtu).

Vetëm në Shqipëri kanë "harruar" të mblidhen. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI