Flash

"O dilni jashtë ose ju rrahim": tifozët zikaltër u detyruan të dilnin nga Curva Nord pas kërcënimeve të ultrasve

Lapsi.al 31 October 2022
"O dilni jashtë ose ju rrahim": tifozët zikaltër u

Rasti i tifozëve zikaltër të detyruar të largohen nga stadiumi, nga ultrasit e Curva Nord ka rënë në objektivin e policisë. Ultrasit zikaltër kishin zgjedhur heshtjen, për vrasjen e një kryetifozi, gjatë Inter-Sampdoria. Në fakt, policia e Milanos po punon me pamjet e kamerave të vëzhgimit të vendosura në San Siro për të rindërtuar episodet individuale. Kjo lindi pas ankesave të ndryshme në rrjetet sociale të tifozëve të nxjerrë me kërcënime nga stadiumi. Kushdo që ka patur sjellje të dhunshme do të rrezikojë denoncim për dhunë dhe përjashtim, raporton Corriere della Sera.

Tifozë të ndryshëm raportuan se u detyruan të largoheshin nga stadiumi kundër vullnetit të tyre. Kjo ndodhi vetëm sepse ata donin të vazhdonin të shihnin Interin, pavarësisht urdhrit të liderve ultras për të heshtur. Ultrasit morën vendimin në shenjë respekti për vdekjen e Vittorio Boiocchi, një i dënuar i vrarë në Milano. Ka nga ata tifozë që kanë raportuar kërcënime: "Ose dilni ose ne ju rrahim". Apo "dil, përndryshe do të thyej turinjtë". Të tjerë kanë denoncuar fakte të dhunshme, si një baba i rrahur në sy të vajzës së tij. Është edhe rasti i një djali të shtyrë poshtë karrigëve. Këto janë llojet e sjelljeve që policia dëshiron të verifikojë përmes kamerave të vëzhgimit.

Lexo më tej: Video/ Mësuan lajmin e vra*jes së kryetifozit Boiocchi: shikoni momentin kur ultrasit e Inter braktisën San Siron

PARALAJMËRIMI I MINISTRIT TË SPORTIT

Edhe ministri i ri i Sportit, Abodi, u interesua për problemin, duke iu përgjigjur një përdoruesi në Twitter: "Jam informuar, kjo që ka ndodhur është e papranueshme, e patolerueshme. Jam i sigurt se do të merren masa të menjëhershme. Jo vetëm fjalë!". Për momentin nuk ka një njoftim zyrtar për shtyp nga Inter, por, shkruan CorSera, parashikohet një dënim i ashpër i dhunës dhe disponueshmëria e formave të mbrojtjes dhe kompensimit për tifozët e detyruar të largohen nga stadiumi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI