Flash

Tabaku: Pakti Meta-Berisha, përsëritje e të njëjtave gabime

Lapsi.al 31 October 2022
Tabaku: Pakti Meta-Berisha, përsëritje e të njëjtave gabime

“Përsëritje e të njëjtave gabime”. Kështu e ka konsideruar deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, marrëveshjen e firmosur mes Sali Berishës dhe Ilir Metës për zgjedhjet vendore të 14 majit. Gjatë një interviste në RTSH, Tabaku tha se vazhdimisht bëhen të njëjtat marrëveshje. Ajo theksoi se PD-së i nevojitet të zgjerojë grupin e njerëzve që i drejtohet.

“Gjykoj që kemi bërë gjithmonë gabimin e përsëritjes së të njëjtit gabim. PD sot duhet të jetë ndryshe. PD duhet të jetë sot një forcë moderne. Një forcë që jep argumente, që të përballet me ide. PD sot duhet të bënte opozitë duke ofruar alternativë dhe mendoj që prioriteti kryesor i PD duhet të ishte bashkimi përtej asaj që PD ka dhe përtej asaj që aleatët kanë.

Gabimi i përsëritur që po bëhet tani është fokusimi tek përsëritja e të njëjtave gjëra. Duke bërë të njëjtat marrëveshje, duke mos u përpjekur për ta zgjeruar grupin e njerëzve që ne u drejtohemi, shtresës së mesme, njerëzve pa parti, njerëzve që duan të dëgjojnë alternativë, njerëzit të cilët kanë nevojë për argumente, të rinjtë, që e bëjnë PD edhe më moderne, më fleksibël. Nuk e kam parë këtë akoma të ndodhë”, - u shpreh Tabaku.

Edhe pse ka mbrojtur linjën e Lulzim Bashës në PD, Tabaku pranon se bojkoti i zgjedhjeve e ka dëmtuar PD-në.

“Mendoj që ka qenë një kosto shumë e madhe për PD. Ka qenë kosto sepse nuk kemi pasur përfaqësim vendor në asnjë prej qyteteve. Por ishte një element që në zgjedhjet e vitit 2021 nuk e penalizoi PD sepse arritëm të merrnim 680 mijë vota. Ishim pothuaj 30 mijë vota më pak se qeveria. Pra, si opozitë, por nga pikëpamja e përfaqësimit lokal e ka dëmtuar PD” – tha Tabaku. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI