Flash

Berisha: Shqiptarët presin nga opozita që t'i shpëtojë nga Rama

Lapsi.al 1 November 2022
Berisha: Shqiptarët presin nga opozita që t'i shpëtojë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pasditen e sotme gjatë një mbledhjeje me Kryetarët e degëve të Qarkut të Tiranës, sekretarët e këtyre degëve dhe grupet e punës, deklaroi se kanë hyrë në fushën e betejës.

Berisha: Përpjekjet tona të deritanishme kanë qenë për t'u ngritur në këmbë, për të dëshmuar veten tonë si opozitë e vërtetë, si PD e Rithemeluar. Tani vijmë në fillimin e betejës.

Sipas tij, shqiptarët presin nga opozita shpëtimin nga kryeministri Edi Rama, i cili ka vendosur monizmin në Shqipëri.

Berisha: Shtetin ligjor e kemi në situatë katastrofale. Rama duhet të largohet nga pushteti, e kanë thënë mijëra herë shqiptarët. Tani ka ardhur koha që duhet ta shndërrojmë në realitet këtë moto.

Kreu i PD-së theksoi dhe një herë se 12 nëntori do jetë dita e protestës më të fuqishme që ka njohur Shqipëria. Por, gjithashtu bëri me dije se kjo do të jetë koha e protestave.

Berisha: Rama na sfidoi hapur në Peshkopi, se do ta bëjmë tërmet. Zotohet se sërish do na vjedhë votat. Nuk mund ta imagjinoni se çfarë klubi i neveritshëm është parlamenti shqiptar. ne shkojmë aty vetëm për hir të zgjedhësve, por aty është turp të futesh. Nuk respektojnë asgjë.

Të këshilluara

Plagoset me thikë 40-vjeçari në Tiranë

Adrian Ismailaj, 40 vjeç është personi që ka mbetur i plagosur me thikë këtë pasdite. Mësohet se 40-vjeçari ndodhet në apitalin e Traumës, jashtë rrezikut për j...

20:16

17 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën me Covid-19 në vend. Në njoftim bëhet me dije se në 24 orët e fundit, nga 641 testime t...

17:17

Dështojnë negociatat për bashkimin e PD

Negociatat për bashkimin e Partisë Demokratike, me qëllim daljen me kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit 2023 kanë dështuar. DEKLARATË E GRUPIT TE DE...

17:13

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI