Flash

Buxheti i "agjencisë së propagandës", Fuga nuk shkon në komision, debate në Kuvend

Lapsi.al 1 November 2022
Buxheti i "agjencisë së propagandës", Fuga nuk shkon

Komisioni parlamentar për Edukimin dhe Median u përfshi nga debatet të martën gjatë seancave dëgjimore me institucionet për projekt-buxhetin 2023, pasi Agjencia për Media dhe Informim e krijuar në fund të vitit 2021 nga qeveria nuk ishte përfaqësuar në komision me titullarin e saj, Endri Fuga.

Endri Fuga ka shërbyer si këshilltar për mediat i kryeministrit Edi Rama për shumë vite dhe u emërua prej tij drejtor i agjencisë, e krahasuar nga organizatat e lirisë së shprehjes me një “ministri propagande”.

Opozita e cilësoi fyerje për Kuvendin dhe shkelje të rregullores mungesën pa arsye objektive të Fugës në komision dhe kërkoi që seanca të shtyhej. Në vend të tij ishte paraqitur zv/drejtori i agjencisë, Besmir Gjokutaj, i cili tha se ishte personi përgjegjës për zbatimin e buxhetit.

“Në çdo rast kanë ardhur ministrat dhe titullarët e institucioneve, Fuga nuk ka dhënë arsye objektive me shkrim për mosparaqitjen,” tha deputetja Ina Zhupa, duke shtuar se bëhet fjalë për një buxhet jo të vogël që përdoret për “propagandën e qeverisë”.

Por, për deputetët e mazhorancës argumentet e opozitës nuk qëndronin dhe seanca duhej të vijonte.

“Nuk është seancë raportimi me pyetje-përgjigje, por seancë dëgjimi për buxhetin,” tha Blerina Gjylameti.

Gjatë prezantimit të buxhetit të caktuar nga qeveria për punën e kësaj agjencie, Gjokutaj tha se shuma e akorduar prej 117 milionë lekësh ishte e mjaftueshme për pagat dhe siguracionet e 69 punonjësve të saj dhe shpenzimeve operative.

Deputeti Luçiano Boçi e pyeti zv/drejtorin se pse kjo agjenci i përdor taksat e shqiptarëve për të shpërndarë live dhe në çdo kanal komunikimi gjuhën “fyese dhe vulgare” të kryeministrit ndaj opozitës e mediave. Sipas Gjokutajt, pyetja ishte koment politik dhe ai nuk kishte tagrin që t’i përgjigjej.

Agjencia ka rol centralizues për marrëdhëniet me publikun të qeverisë, pasi në organikën e saj përfshihen të gjithë zëdhënësit e ministrive dhe të gjitha institucionet e qeverisë qendrore dhe punonjës të zyrës së Marrëdhënie me Publikun në kryeministri./ BIRN

Të këshilluara

Plagoset me thikë 40-vjeçari në Tiranë

Adrian Ismailaj, 40 vjeç është personi që ka mbetur i plagosur me thikë këtë pasdite. Mësohet se 40-vjeçari ndodhet në apitalin e Traumës, jashtë rrezikut për j...

20:16

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI