Flash

Dështojnë negociatat, opozita e përçarë drejt 14 Majit

Lapsi.al 1 November 2022
Dështojnë negociatat, opozita e përçarë drejt 14

Në zgjedhjet lokale të 14 Majit opozita duket se do të shkojë e përçarë, me dy formacione të ndarë në mënyrë të ngjashme si në 6 Mars, ku pati dy kandidatë përballë Partisë Socialiste. Në një njoftim për mediat, grupi i deputëve të PD që kryesohet nga Enkelejd Alibeaj bënë me dije se negociatat me palën e Berishës dështuan dhe për pasojë kërkoi “të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për ti hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore”.

Shkak për dështimin e negociatave sipas deputetëve të Alibeajt u bë kushti “për të njohur “Statutin” e 11 Dhjetorit”. “Shprehim keqardhjen që në kundërshtim me zotimin publik për “bisedime pa kushte”, prevaloi interesi dhe kushti për të njohur “Statutin” e 11 Dhjetorit” thuhet në deklaratë.

Në të njëjtën deklaratë deputetët e drejtuar nga Alibeaj thonë se janë të ndërgjegjshëm se mungesa e një marrëveshjeje brenda opozitës “dobëson alternativën e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 Majit”, por për këtë fajësojnë “kokëfortësinë” e palës tjetër.

Një ditë më parë, Gazment Bardhi u shpërndau deputetëve një draft-propozim me 6 pika, sipas të cilit kandidati i përbashkët për bashkitë do të zgjidhej nga ndërthurja e votimit “një antar një votë” dhe nga “vrojtimi i opinionit të gjerë publik”, në bazë të një votimi unanim nga një Këshill Drejtues.

Kjo nuk u pranua nga pala tjetër, që tashmë ka nisur primaret për zgjedhjen e kandidatëve.

https://lapsi.al/2022/11/01/reagon-berisha-nuk-i-preket-flamuri-pd-se-opozita-nuk-mund-te-pengohet/

Gjasat janë që palët të përplasen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për logon e PD-së.

Më herët, gjykata e shkallës së parë njohu statutin e 11 Dhjetorit dhe procesin që zgjodhi Sali Berishën kryetar të PD-së.

Lexo edhe: Rama dhe Basha bashkojnë sërish votat për hapjen e dosjes së Metës

Por Enkelejd Alibeaj ka ankimuar vendimin, që aktualisht është në Gjykatën e Apelit.

“Një nga shkaqet e armiqësisë sonë absolute është ajo që bënë me logon tonë. Jo gjykata, por Edi Rama. Si mund të thotë gjykata “je palë” kur nuk është palë. Kjo do të thotë të prishësh çdo proces gjyqësor në tokë” u shpreh Berisha një ditë më parë, duke folur për skenarin e marrjes së logos nga grupi i Alibeajt.

“S’mund të na konfiskojë ne logon ai. Ai është një kriminel. Ai do të zhdukë opozitën duke i konfiskuar logon. A do të mbrohet pluralizimi këtu apo jo? Kjo nuk ndodh në botë. Merr tjetrin dhe i thua “hajde të të bëj palë”, por ti nuk je palë. Me vendim gjykate logo është e jona. Nuk ka vendim që e ka hedhur poshtë. Ai është në fuqi dhe në çdo ligj të botës, atë e regjistron dhe është në fuqi, por Edi Rama urdhëron kryetarin e gjykatës, por ne nuk mposhtemi. Le ta provojë. Por edhe ne i kemi të gatshme gjërat” tha Berisha duke iu referuar procesit gjyqësor në Gjykatën e Apelit/Lapsi.al.

https://lapsi.al/2022/10/18/negociatat-ku-ka-ngecur-bashkimi-i-dy-pd-ve/

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI