Flash

Likuidimi i kryetifozit Boiocchi, pista kryesore manovrat me biletat: Inter viktimë e shantazhit

Lapsi.al 1 November 2022
Likuidimi i kryetifozit Boiocchi, pista kryesore manovrat me biletat: Inter

Të ndryshme, por të gjitha të hapura, pistat mbi të cilat hetuesit po studiojnë likuidimin e Vittorio Boiocchi. 69-vjeçari ish-kreu ultras i Inter u vra mbrëmjen e së shtunës në një pritë nën shtëpinë e tij në Milano. E megjithatë, pista kryesore është manovrat e bëra me biletat. Ato që klubi i ka shpërndarë në bllok dhe që Boiocchi i ka shitur me cmim të rritur kur vendet kanë qenë të pakta. Vetë klubi zikaltër mund të ketë qenë viktimë e shantazhit.

Emri i kryetifozit, në fakt, u shfaq në një tjetër hetim të prokurorisë së Milanos, lidhur me biznesin e biletave. Kjo i shtohet edhe aktiviteteve të tjera të paligjshme që kanë të bëjnë me parkimin. Por mbi të rëndojnë edhe akuzat për shpërndarjen e drogës, zhvatjen dhe marrëveshjen në fillim Brenta, pastaj me Cosa Nostra dhe me 'ndrangheta.

Lexo më tej: Video/ Mësuan lajmin e vra*jes së kryetifozit Boiocchi: shikoni momentin kur ultrasit e Inter braktisën San Siron

Në trupin e Boiocchi, ndërkohë, është urdhëruar autopsia, ndërsa vijon ekzaminimi i kamerave në zonën ku ndodhi vrasja. Janë dëgjuar më pas një sërë dëshmitarësh. Mes tyre edhe lideri aktual i ultrasve të Inter, Andrea Beretta. Ndërsa në orët e fundit janë thirrur në komisariat edhe anëtarë të tjerë të njohur të tifozëve zikaltër. Mes tyre ka qenë edhe Nino Ciccarelli, lideri i Viking i arrestuar edhe në vitin 2019 për përleshjet para Inter-Napoli ku u vra Daniele Belardinelli. Gjithashtu, është dëgjuar edhe miku që natën e fundit e shoqëroi Boiocchi në shtëpi me një motoçikletë. Ai shpjegoi se nuk kishte parë asgjë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI