Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Lufta/ Rikthehen furnizimet me energji dhe ujë në Kiev

Lapsi.al 1 November 2022
Lufta/ Rikthehen furnizimet me energji dhe ujë në Kiev

Kryetari i bashkisë Kiev, Vitali Klitschko, ka thënë se furnizimet me energji elektrike dhe ujë janë rikthyer një ditë pas sulmeve me raketa ruse në objektet ukrainase të energjisë.

“Furnizimet me ujë në Kiev janë rikthyer plotësisht”, ka thënë Klitschko duke falënderuar kompanitë që kanë punuar në këtë drejtim.

Klitschko ka thënë se edhe furnizimet me energji janë rikthyer, mirëpo ende ka me raste ndërprerje, për shkak të dëmit të madh.

Ka disa javë që Rusia është duke shënjestruar infrastrukturën ukrainase të energjisë, dhe ndërtesa tjera civile, me raketa, dronë dhe sulme artilerie, teksa ushtria ukrainase zgjeron kundërofensivën në lindje dhe juglindje.

Në adresimin e tij ditor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sistemi ajror ukrainas ka bërë punë të mirë në rrëzimin e shumicës së raketave që janë nisur drejt hapësirës ajrore të Ukrainës.

“Forca jonë ajrore, dhe secili që është përfshirë në mbrojtjen e qiellit, ka bërë punë të mirë sot”. Kështu ka thënë Zelensky në orët e vona të 31 tetorit.

Zyrtarët perëndimorë dhe ata ukrainas kanë thënë se meqë Kremlini është duke dështuar në përmbushjen e synimeve në luftën e nisur tetë muaj më parë, ushtria ruse po tenton, secilën herë e më shumë, që të terrorizojë dhe demoralizojë popullsinë ukrainase.

Rusia deri më tani ka shkatërruar më shumë se 40 për qind të infrastrukturës ukrainase të energjisë.

Lexo më tej: Rusia kalon kufirin ukrainas, raketat prekin territorin e një tjetër shteti europian

Ndërkohë në Moskë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se do të pezullohen të gjitha aktivitetet e mobilizimit të pjesshëm ushtarak.

Sipas deklaratës, prej tani njësitet ushtarake do të pranojnë vetëm vullnetarët dhe kontraktorët.

Megjithatë, në deklaratë është thënë se ky vendim nuk përbën dhënie fund të mobilizimit të pjesshëm. Vendim të cilin e ka dekretuar presidenti rus, Vladimir Putin në shtator.

Diçka e tillë mund të bëhet vetëm me një tjetër dekret zyrtar të Putinit. Prej shpalljes së mobilizimit, qindra mijëra rusë kanë ikur prej Rusisë. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë. Ka goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI