Flash

Paloka zbulon pse dështuan negociatat brenda PD-së

Lapsi.al 1 November 2022
Paloka zbulon pse dështuan negociatat brenda PD-së

Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka deklaruar se pala e përfaqësuar prej tij për dialogun me grupin tjetër brenda partisë nuk ka vënë asnjë kusht. Deklarata e Palokës vjen në një kohë kur Grupi i “Alibeajt” njoftoi dështimin e bisedimeve.

“Duhet t’ju them që Statuti edhe i vjetri, ai që sot konsiderohet si statuti i tyre, ka primaret. Nuk ka asnjë pikë në Statut që të na përplasë mbi primaret. Në deklaratë e tyre të publikuar dje kërkohej eliminimi i strukturave të PD të ngritura nga një vit sakrificash.

Theksohej një strukturë jashtë strukturash me anëtarë të barabartë e të vendoste me votë unanime. Nëse njëri thoshte jo procesi binte poshtë. Veto që kërkohet jo kur ke vullnet për të bashkëpunuar por që ditën e parë mendon si ta bllokosh. E kuptoj kur kjo i kërkohet Ramës, por brenda partisë tënde ku supozohet që ke hyrë me vullnet.

Kam biseduar dje me zotin Bardhi në Parlament e i kam thënë këto që po ju them ju. Pse të vëmë grepa e të vendosim ngërçe. Nëse nuk duam të bashkëpunojmë nuk kemi pse bisedojmë fare nuk kemi pse vëmë kushte. Ne veç primareve nuk kemi vënë asnjë kusht”, - tha ai. /LAPSI.al

Të këshilluara

17 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën me Covid-19 në vend. Në njoftim bëhet me dije se në 24 orët e fundit, nga 641 testime t...

17:17

Dështojnë negociatat për bashkimin e PD

Negociatat për bashkimin e Partisë Demokratike, me qëllim daljen me kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit 2023 kanë dështuar. DEKLARATË E GRUPIT TE DE...

17:13

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI