Flash

Përplasja/ Lajmet e Top-it sërish flakë kundër Ramës

Lapsi.al 1 November 2022
Përplasja/ Lajmet e Top-it sërish flakë kundër Ramës

Top Channel vazhdon fushatën e sulmeve kundër qeverisë. Edhe në lajmet e kësaj mesdite ato të orës 15 00 katër tema të ndara në gjashtë kronika kanë prekur ato tema që janë tabu për qeverinë. Lajmi i parë i dedikohej çmimitë të naftës dhe bordit qeveritar që e mban atë lart. Sipas redaksisë së lajmëve me tarifat që janë sot në bursa dhe me uljen e dollarit çmimi duhej të ishte 30 lekë më i lirë, por ai këtë fillim jave u ul vetëm me 4 lekë.

Titulli i kronikës: "Bordi e mban naftën shtrenjtë". Si për ta përforcuar këtë temë ishte bërë edhe një kronikë e dytë me titull: "Nafta shtrenjton trasportin".

Lexo me tej:

 Ç’po ndodh mes Ramës dhe Top Channel

Pas këtyre dy lajmeve që për një media pro qeveritare mund të konsiderohen si bomba, spikerja Genta Popa lexoi të tretin: "Energjia në Shqipëri më e shtrentë" ku thuhej se jemi vendi i dytë në rajon ku rryma elektrike kushton më shumë se kudo tjetër.

Lajmi i katërt i kushtohej protestës së pedagogëve dhe ultimatumit të tyre për të nisur një grevë urie.

 

Pas kësaj pasuan dy kronika për emigrimin masiv të të rinjve ku theksohej se vendi  ka humbur 37 përqind te qytetarëve të vet më shumë sesa kushdo tjetër në Ballakan.'

Kur edicioni i lajmeve kishte mbërritur në gjysmën e vet, pikërisht në minutën e 15 kamera shkoi në Milot ku kishte ende familje të mbetura pastrehë. 

Gjë e pasakontë në peisazhin tonë mediatik, të dominuar nga politika dhe dirigjuar nga qeveria, kronika me takimin e Edi Ramës u shfaq vetëm në minutën e 20 duke qenë e 9 në radhë.

“Hakerat kanë ende nën kontroll TIMS-in”/ Rama përplaset ashpër me Top Channel

Boll ky enumeracion faktesh për të kuptuar se kursi i televizionit kombëtar ka ndryshuar me 180 gradë me largimin e ish drejtorit Sokol Balla dhe se ai për momentin nuk po shërbën më si servis i rilindjes. 

Në një farë mënyre këtë anomali e ka pranuar vetë edhe Edi Rama , i cili në një Tëitter të para disa ditëve pa e përmendur me emër fshikulloi Top Channel duke e konsideruar si një ekran privat që dezninformon pasi do favore të paligjshme. 

Ende është shpejt të thuhet nëse kjo është thjeshtë një flakë kashte apo një ndryshim radikal i vijës editoriale por deri më tani duket sikur TV kombëtar nuk po tërhiqet ndërsa rama nuk është i predispozuar ta lëshojë atë që ai e quan favorin e radhës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI