Flash

Shqiptarët nuk heqin dorë lehtë nga një vend pune, kohëzgjatja mbi mesataren e BE

Lapsi.al 1 November 2022
Shqiptarët nuk heqin dorë lehtë nga një vend pune,

“Kohëzgjatja e punës dhe ndryshimi strukturor në ekonomitë në tranzicion të Evropës” është një studim i disa ekonomistëve të Bankës Botërore që ka marrë në analizë evolucionin afatgjatë të qëndrimit në punë për gjashtë ekonomi në tranzicion. Në të përfshihen Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Federata Ruse dhe Serbia dhe një vend jo në trancizion në rajon si Turqia. Gjetjet tregojnë disa tendenca interesante për vendin tonë.

Sipas studimit tek analizimi i grupmoshave për secilin vend rezulton se me përjashtim të Shqipërisë, qëndrimi në punë i grupit e punëtorëve që hynë në tregun e punës në vitet 2000 është katër deri nëntë vjet më e shkurtër se ajo e punëtorëve që filluan të punojnë në vitet 1970.

“Rezultatet e zbërthimit të APC (age-period-cohor- një model i niveleve demografike që përfshin një grupmoshë të gjerë në një hark kohor të caktuar) tregojnë se, siç pritej, kohëzgjatja e punës rritet me moshën . Megjithatë, ekziston një heterogjenitet thelbësor në të gjithë vendet. Profili i moshës më të theksuar është në Shqipëri. Kohëzgjatja mesatare e punës është 2.2 vjet në moshën 30 vjeç dhe 11.0 vjet në moshën 50 vjeç, një ndryshim prej gati 9 vitesh” thuhet në studim

Në BE kjo diferencë është 2.3 vjet në moshën 30 vjeç dhe 10.2 vjet në moshën 50 vjeç. Të gjithë vendet me përjashtim të Shqipërisë kanë profile të mbajtjes së punës sipas moshës më të ulët sesa BE.

Kohëzgjatja mesatare në punë rritet

Për të gjithë vendet me përjashtim të Shqipërisë kohëzgjatja mesatare në punë ka ardhur duke rënë ndër breza.

“Një rezultat i dytë që bie në sy është profili pozitiv i qëndrimit në punë në breza në Shqipëri. Ai është shumë i ndryshëm nga vendet e tjera. Kulmi i profilit të grupit të Shqipërisë është vërejtur për personat e lindur në fillim të viteve 1970. Ata kanë hyrë në tregun e punës në fillim të viteve 1990. Kjo ishte periudha kur Shqipëria filloi të kalonte nga një ekonomi e planifikuar në një ekonomi tregu.

Largimet nga puna

Largimet nga puna mund të kenë qenë veçanërisht të forta në vitet e para të tranzicionit (Çuka et al. 2003). Shqipëria është i vetmi vend në kampionin tonë ku mesatarja e qëndrimit të punës është rritur vazhdimisht gjatë dy dekadave të fundit . Ky trend i pazakontë mund të jetë një pasqyrim statistikor i daljes në pension të punëtorëve që ishin të detyruar të largoheshin nga sektori tradicional gjatë viteve të para të tranzicionit: Pushimi nga puna nga punët e tyre në mes të jetës së tyre profesionale, ata kishin një kohëzgjatje pune jashtëzakonisht të shkurtër për moshën e tyre në vitet pas tranzicionit” nënvizon studimi i ekonomistëve të BB.

Kjo periudhë e kohëzgjatjes së qëndrimit nuk është shumë e ndryshme nga ajo vëzhguar në Bashkimin Evropian. Ajo varion nga 7.4 vjet në Letoni në 12.7 vjet në Greqi. Nuk ka tendencë të përbashkët në kohëqëndrim për të shtatë vendet.  Qëndrimi mesatar është në rritje në Shqipëri. Ai ka shënuar rënie në Turqi. Ndërsa mbetet relativisht e qëndrueshme në pjesën tjetër të vendeve gjatë periudhës së mbuluar nga anketat.

Në Shqipëri, Serbi dhe Turqi, kohe qëndrimi është më i gjatë midis njerëzve që punojnë në firma të vogla. Në pjesën e mbetur vendet, kohë-qëndrimi më i gjatë është midis njerëzve që punojnë në firma të mëdha (firma me më shumë se 50 punonjësit). Për sa i përket grupeve profesionale, njerëzit që punojnë në punë rutinë kanë kohë-qëndrim më të shkurtër sesa njerëzit që punojnë në punë jo rutinë në pesë nga shtatë vendet./Monitor.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI