Flash

Strategjia e Integrimit: Aplikimet për azil janë rritur, nevojitet marrja e masave shtesë

Lapsi.al 1 November 2022
Strategjia e Integrimit: Aplikimet për azil janë rritur, nevojitet

Rritja e numrit të aplikimeve për azil nga shqiptarët drejt vendeve të BE-së pritet të mobilizojë institucionet shqiptarë për zbatimin e masave të reja. Shqetësimi i  fenomenit të shtimit të kërkesave për azil në 2021, pasi rënies së numrit të tyre në pandemi ngrihet në draftin e “Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Europian 2030” hartuar nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (institucion në varësi të Këshillit të Ministrave) publikuar në konsultimet publike. Për shkak të rritjes së aplikimeve për azil në strategjinë për zhvillim dhe integrim europian theksohet nevoja e adresimit të masave të reja për uljen e numrit të emigrantëve. “Për periudhën janar-dhjetor 2021, janë regjistruar 8,880 aplikime për herë të parë (4,880 në Francë). Ky vit shënon një rritje të aplikimeve duke sjellë nevojën për marrjen e masave shtesë nga institucioneve”.

Sipas dokumentit rënia e aplikimeve në 2020 rreth 66% më pak se 2019 u ndikua nga  rritja e kërkesave për azil nga vendet pritëse, kthimet në Shqipëri (për qëndrim të parregullt në vendet e BE-së), por edhe ndikimi i pandemisë së Covid-19, nëpërmjet kufizimeve në lëvizjen e lirë të shtetasve, në të gjithë botën dhe rajonin tonë.

Në total për vitin 2021 sipas Eurostat, në BE aplikuan 9,000 shtetas shqiptarë. 54% e tyre e zinin aplikimet për në Francë. Në vend të dytë ishte Gjermania me 13,5% të totalit të aplikimeve. E treta është Greqia, me 12,6%. Më pas renditet Italia me 8,5% të totalit të aplikimeve nga shtetasit shqiptarë për azil.

Aplikimet për azil vijuan rritjen edhe në 2022. Nga të dhënat paraprake të Eurostat për janar-gusht kanë aplikuar drejt BE-së 6,860 shtetas shqiptarë. Në raport me të njëjtën periudhë të 2021 aplikimet janë rritur 68%. Krahasuar me 2019 aplikimet janë 41% më të ulëta.

Shqipëria rrezikohet edhe nga rritja e flukseve emigratore nga vendet e luftës

Shqipëria nuk vijon të jetë vetëm vend i origjinës së emigrantëve ekonomikë. Ai është edhe vend tranzit për refugjatët që vijnë kryesisht nga vendet e treta. Problematika e flukseve të emigracionit të parregullt të refugjatëve me prejardhje nga lindja e mesme dhe Afrika ka prekur edhe Shqipërinë. Këto emigrantë përdorin vendin tonë për të emigruar më së shumti drejt Greqisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Gjatë vitit 2021, në shqipëri sipas të dhënave të draft dokumentit të “Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Europian”  janë kapur në total 18,496 shtetas të huaj imigrantë të parregullt, duke rezultuar me një rënie të lehtë të shifrave krahasuar me vitin 2020, kur ky numër ka qenë 18,835. Grupi më i madh i hyrjeve është nga shtetasit sirianë, duke përbërë rreth 50% të tyre.

“Situata aktuale migratore tregon se vendi ende nuk është përballur me flukse të mëdha. Por rreziku i një fluksi të papritur është ende aktual. Kjo veçanërisht duke konstatuar situatat e konfliktit në vendet e lindjes së mesme dhe në Ukrainë. Qeveria e Shqipërisë ka hartuar gjatë vitit 2021 një Plan Kombëtar Kontingjence, për një krizë të mundshme të migrimit dhe refugjatëve. Miratimi i këtij plani do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve pritëse dhe në menaxhimin e flukseve të përziera, duke marrë parasysh vulnerabilitetet e popullatave në lëvizje (si të mitur të pashoqëruar, viktima trafikimi, azil-kërkues, individë me aftësi të kufizuara, etj)”, citohet në draft./ Monitor

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI