Flash

'Të fortit' në Durrës i sekuestrohen 1 milion euro pasuri (EMRI)

Lapsi.al 1 November 2022
'Të fortit' në Durrës i sekuestrohen 1 milion euro

Ditën e sotme Policia e Shtetit ka sekuestruar dy pallate, një bar dhe një hotel në pronësi të 51 vjeçarit Pëllumb Tuda, në Durrës.

Policia dyshon se këto pasuri janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Pëllumb Tuda nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është arrestuar nga policia me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Si dhe plagosjes me dashje të një prej punonjëseve të tij.

Tuda është pronar i diskos “Colombo” në Durrës, ku ai plagosi punonjësen e tij për shkak se ajo nuk pranoi të prostituonte.

Por si ndodhi ngjarja?

Vajza me iniciale M.P, atëherë 22 vjeçe, punonte në diskon e Tudës si banakiere, ndërsa tetorin e vitit 2015 është paraqitur në Policinë e Durërsit me hematoma në sy, duke denoncuar punëdhënësin e saj, se në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar ta shfrytëzonte për prostitutë me klientë të lokalit.

“Kur nuk pranova dhe i thashë që nuk jam prostitutë, por banakiere dhe nuk pranoj ta bëj këtë punë, më gjuajti me çfarë kishte në dorë. Merrni masa sepse nuk më lë të qetë. Më thotë do të të vras nëse nuk iu bindesh urdhrave të mia. Unë kam frikë prej tij”. Kështu pati deklaruar vajza në polici, ndërsa policët sekuestruan asokohe pamjet e kamerave dhe arrestuan Pëllumb Tudën.

Lexo më tej: Sherr mes gjimnazistëve në Durrës, plag0set një 16-vjeçar 

Të këshilluara

Ndryshojnë çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ndryshoi çmimet e karburanteve. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 236 lekë...

12:47

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI