Flash

Vuçiç vë në lëvizje avionët MiG-29: Asgjesoni çdo dron armiqësor mbi Serbi!

Lapsi.al 1 November 2022
Vuçiç vë në lëvizje avionët MiG-29: Asgjesoni

Presidenti i Serbisë njëherësh edhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Aleksandar Vuçiç, ka lëshuar sot një urdhër zyrtar, duke kërkuar që të asgjësohen të gjithë dronët “armiqësorë” që futen në territorin e Serbisë.Siç raportojnë mediet serbe, vendimi i Vuçiç vjen pas incidenti që ndodhi në zonën mbi Merdar dhe në afërsi të Rashkës, ku dronë të panjohur kanë vëzhguar kazermat dhe pozicionet e Ushtrisë së Serbisë.

Siç njoftohet, Vuçiç ka vendosur të ngre në qiell avionët MiG-29, “për të vëzhguar territorin dhe për të ndërhyrë në rast të ndonjë sulmi”.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Milosh Vuçeviç, njoftoi të martën se me urdhër të Aleksandar Vuçiç, Ushtria e Serbisë është ngritur në “nivel gatishmërie” për shkak të situatës në Kosovë.

Sipas tij, “Serbia është shtet serioz dhe prandaj askush s’duhet të luajë ‘lojëra lufte’”.

“Nuk mund të jemi të qetë, por jemi për dialog”, ka theksuar ai.

Ai ka kërcënuar se “Ushtria e Serbisë është e gatshme të zbatojë çfarëdo vendimi nga Vuçiç, si komandant suprem, për të mbrojtur të gjithë qytetarët e Serbisë, përfshirë serbët në Kosovë dhe askush nuk duhet të dyshojë në këtë”.

Të këshilluara

Berisha: Mes Ramës dhe Veliajt ka probleme!

Sali Berisha thotë se marrëdhënia mes Ramës dhe Veliajt nuk është e mirë dhe se mes tyre ka probleme. Kryetari i PD, deklaroi se gara e PD për Tiranën, bashkinë...

21:50

Plagoset me thikë 40-vjeçari në Tiranë

Adrian Ismailaj, 40 vjeç është personi që ka mbetur i plagosur me thikë këtë pasdite. Mësohet se 40-vjeçari ndodhet në apitalin e Traumës, jashtë rrezikut për j...

20:16

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI