Flash

Wanda Nara, duartrokitje për një futbollist të Galatasaray: nuk është Icardi

Lapsi.al 1 November 2022
Wanda Nara, duartrokitje për një futbollist të Galatasaray: nuk

Djali i madh i Wanda Nara, Valentino, është tashmë futbollisti më i ri i Galatasaray. Ai do të luajë për U14 të klubit turk, duke ardhur nga PSG. Valentino, që menaxherja e ka me argjentinasin Maxi Lopez, ka entuziazmuar të ëmën. Wanda tani lidhjen me Galatasaray nuk ka më Mauro Icardi, por djalin e saj të madh.

Në shtëpinë Nara-Lopez-Icardi kryefjala është futbolli. Wanda, kur gjërat shkonin mirë me Mauro Icardi, u bë menaxhere dhe fitoi një vend në botën mashkullore të menaxherëve. Ish-bashkëshorti Maxi Lopez, pasi luajti prej vitesh, është bërë pronar i një klubi anglez. E Maurito, pavarësisht se e kishte komplikuar karrierën e tij, u tregua një golashënues. Deri në një farë kohe...

Lexo më tej: Icardi pushon nga puna Wanda Nara, i bllokon çekun si menaxhere: avokati i argjentinases sqaron situatën

Me këto nxitje, edhe fëmijët po përpiqen të hapin rrugën e tyre në futboll. Valentino, djali i madh i Wandës dhe Maxi Lopez, ka bërë shumë mirë në radhët e PSG. E tani një kapitull i ri po hapet për të. Njoftimi ka ardhur nga klubi turk i Galatasaray me një postim në rrjetet sociale: “Valentino Lopez, djali i Wanda Nara dhe Maxi Lopez, është regjistruar në ekipin nën 14 vjeç të Galatasaray”. Wanda e uroi menjëherë futbollistin e vogël: “Urime Valu”.

Valentino

Të këshilluara

Plagoset me thikë 40-vjeçari në Tiranë

Adrian Ismailaj, 40 vjeç është personi që ka mbetur i plagosur me thikë këtë pasdite. Mësohet se 40-vjeçari ndodhet në apitalin e Traumës, jashtë rrezikut për j...

20:16

17 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën me Covid-19 në vend. Në njoftim bëhet me dije se në 24 orët e fundit, nga 641 testime t...

17:17

Dështojnë negociatat për bashkimin e PD

Negociatat për bashkimin e Partisë Demokratike, me qëllim daljen me kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit 2023 kanë dështuar. DEKLARATË E GRUPIT TE DE...

17:13

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI