Flash

Bie poshtë padia kundër Mariah Carey

Lapsi.al 2 November 2022
Bie poshtë padia kundër Mariah Carey

Kompozitori i cili akuzoi Mariah Carey ,për të drejtën e autorit ka hequr dorë nga padia e tij.

Vince Vance, pretendoi se "All I Want for Christmas is You" u regjistrua në vitin 1989  - një vit përpara se Carey të publikonte këngën e saj më të njohur me të njëjtin emër. Duke e quajtur këngën e Carey një "derivat" të tijën, ai kërkoi të paktën 20 milionë dollarë dëmshpërblim.

Por në një dosje gjyqësore të martën, avokatët e Vance pushuan vullnetarisht çështjen kundër Mariah Carey. Lëvizja do të thotë se çështja do të pushohet. Por, e lë derën e hapur që Vance të rifillojë çështjen në të ardhmen.

“E vetmja ngjashmëri që ai pretendon është në titullin e këngës, jo në muzikë apo tekst,” tha Paul Fakler, një avokat veteran i muzikës në firmën ligjore Mayer Brown, për Billboard . "Fjalët dhe frazat e shkurtra nuk janë të mbrojtura nga ligji për të drejtën e autorit. Ka dhjetëra këngë të tjera me të njëjtin titull."

‘All I Want For Christmas Is You’ arriti në vendin e parë në tabelën e Billboard Top 100 gjatë festës në 2019 dhe 2020. Kënga vendosi rekordin më të transmetuar të Spotify në 24 orë në vitin 2019. Më pas e mposhti sërish në vitin 2020, sipas Rekordeve Botërore Guinness./Lapsi.al

Të këshilluara

Nisin ndryshimet e para në Twitter

Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, ka thënë se procesi i fitimit të një shenjës blu në llogaritë e verifikuara do të rishikohet dhe thuhet mund të bëhet e de...

17:18

Qëllohet për vdekje anëtari i grupit Migos

Takeoff, anëtari i grupit rap “Migos”, u qëllua për vdekje në Houston. Reperi 28-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Kirshnik Khari Ball, ishte në Teksas...

16:20

Ndahet nga jeta reperi Takeoff

Anëtari i Migos, Takeoff  është ndarë nga jeta në  moshën 28-vjeçare. Reperi u qëllua në një rrugicë bowling në Teksas herët të martën sipas TMZ. Në orën 2:4...

14:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI