Flash

Greca thyen ‘bunkerin’ e Erzenit, Nonato eviton humbjen e Kapllanit me Kastriotin

Lapsi.al 2 November 2022
Greca thyen ‘bunkerin’ e Erzenit, Nonato eviton humbjen e Kapllanit

Një gol i shpejtë i shënuar nga Bedri Greca kompromentoi ndeshjen e Erzenit, në javën e 11 të Superiores. Shijakasit korigjuan në pjesën e dytë me Nonato, duke fiksuar një 1-1 që nuk është se i bën shumë punë. Në Niko Dovana Erzeni nuk përfitoi dot nga faktori fushë për të mposhtur Kastriotin. Shijakasit duhet të kënaqen me pikën që limiton dëmet. Në fakt, shijakasit në këtë pikë mund të humbasin vendin e tretë, në rast të fitores së Laçit apo Vllaznisë nesër.

Mbrojtja, shpesh herë e padëpërtueshme e Kapllanit, e pësoi që në minutën e 7 nga Greca. Sulmuesi i Kastriotit ndëshkoi shijakasit në mundëinë e parë të paraqitur. Greca u zgjat me kokë për të shtyrë topin në rrjetë, pas grushtimit fillestar të Stojanoviç. Reagimi i Erzenit ishte i menjëhershëm dhe Kadriu në të 19 testoi reflekset e Salit, që ndali një gol të sigurt. Në të 26′ ishte Enk që provoi me një goditje nga distanca, por tentativa e tij përfundoi jashtë. Kahrimanovic nuk gjeti impaktin me topin në të 34′, por ishte i pafat në fundin e pjesës së parë. Goditja e fuqishme e tij nga distance u stampua në traversë.

Atë që nuk e bëri dot në të parën, Erzeni e kompletoi sapo rinisi loja. Një aksion brilant i të besuarve të Kapllanit nxorri para portës Nonato, që ndëshkoi Salin me një të djathtë precize. Të dyja skuadrat provuan sërish për të gjetur avantazhin, por pa fat, me rezultatin që ngeli i pandryshuar deri në fund të sfidës. Kështu Erzeni vazhdon të qëndrojë në vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e gjashtë me 14 pikë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI