Flash

Ilir Alimehmeti zyrtarizon kandidaturën për primaret (VIDEO)

Lapsi.al 2 November 2022
Ilir Alimehmeti zyrtarizon kandidaturën për primaret (VIDEO)

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti prezantoi sot kandidaturën për primaret në PD për Bashkinë e Tiranës.

Alimehmeti në një deklaratë për mediat u shpreh se ka vendosur të hyjë në garën për Bashkinë e Tiranës sepse sipas tij kryeqyteti “është i sëmurë dhe ka nevojë të shërohet”. 

"Me të njëjtën ndërgjegje qytetare, me të njëjtat vlera dhe me të njëjtin seriozitet, duke ndjekur hapat e prindërve të mi më parë, vij para jush për t’ju dedikuar plotësisht Tiranës dhe komunitetit të saj, pasi Tirana jonë është e sëmurë dhe në gjendje krize miqtë e mi. Dhe, miqtë e mi, Tirana i ka të gjitha mundësitë për t’u shëruar dhe ringjallur, vlerat dhe bukuria e saj mund të ripërtëriten, por kjo mund të ndodhë vetëm përmes punës, mundit dhe djersës, ndërgjegjes qytetare dhe kontributit të çdonjërit prej nesh që ka vendosur të ndërtojë jetën në Tiranë, përfshirë këtu edhe mua.

Sot, në shërbim të komunitetit, unë kandidoj im në zgjedhjet primare për Bashkinë e Tiranës pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë, me besimin e plotë se procesi i Primareve do të jetë plotësisht transparent, i besueshëm dhe shpresëndjellës.

Pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë gjej njerëz, profesionistë dhe personalitete, që ndajnë të njëjtat shqetësime, kanë të njëjtën ndërgjegje qytetare, kanë të njëjtat vlera, dhe kanë të njëjtin besim se vetëm puna, mundi dhe djersa e pashtershme mundet ta shërojë Tiranën tonë dhe të çojë përpara zhvillimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të Tiranës sonë. Ky ekip nuk është hermetikisht i mbyllur. Ai është një ekip i hapur dhe do të pasurohet me figura dhe profesionistë të tjerë me vlera të pamohueshme si nga forcat aleate, si nga shoqëria civile, pasi Tirana është e jona, është e të gjithëve ne!" - u shpreh Alimehmeti.

VIDEO më poshtë:

Mjeku do të konkurojë në primare përballë Belind Këlliçit dhe Gert Bogdanit. Këto dy emra janë zyrtarizuar deri tani.

Lexo më tej: Këlliçi: I nderuar përballë Alimehmetit, por unë kam një avantazh 

Lexo më tej: Flet Gerti Bogdani: Pse vendosa të hyj në garën për Tiranën 

Fituesi i primareve do të garojë në zgjedhjet lokale për Bashkinë e kryeqytetit.

Kandidatët do të bëjnë fushatë në bazë për të kërkuar votat e anëtarësisë dhe simpatizantëve. Ndërkohë që është parashikuar që votimi për të shpallur kandidatin zyrtar të PD-së në zgjedhjet vendore të jetë 4 dhjetori.

Kalendari:

18 deri 6 nëntor negociata me aleatët dhe evidentim kandidaturash për primare

6- 13 nëntor Këshilli Kombëtar filtron kandidaturat dhe dalin emrat zyrtarë

13 nëntor deri datë 27 fushata e primareve

4 dhjetor zhvillohen primaret në gjithë vendin

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI