Flash

Jep dorëheqjen kryeministrja daneze

Lapsi.al 2 November 2022
Jep dorëheqjen kryeministrja daneze

Partitë e qendrës së majtë kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet e përgjithshme të Danimarkës.

Ky proces është parë si votë besimi ndaj kryeministres, Mette Frederiksen.

Blloku i saj ka fituar 90 ulëset e nevojshme për të formuar Qeverinë.

Mirëpo synimi i saj ka qenë për formimin e një koalicioni të gjerë qeveritar, andaj e ka dorëzuar dorëheqjen te mbretëresha.

Frederiksen është detyruar të shpallë zgjedhje të parakohshme në fillim të muajit tetor.

Pakënaqësitë janë rritur pas një raporti, në të cilin Qeveria është kritikuar si ka menaxhuar disa kafshë në fermë në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Sipas gjetjeve të raportit, vendimi i Qeverisë për të vrarë 17 milionë vizonë më 2020, nuk ka pasur bazë ligjore.

Atëbotë ka pasur dyshime se një mutacion i koronavirusit që është identifikuar nëpër vizonë, do të mund të pengonte procesin e zhvillimit të vaksinës kundër këtij virusi.

Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Pas procesit zgjedhor, të gjitha partitë do të duhet të vizitojnë mbretëreshën për të vendosur se kush do të udhëheqë bisedimet për kalicion.

Frederiksen ka thënë të mërkurën se nëse sërish i besohet procesi i negociatave ajo do të tentojë të formojë qeveri me bazë të gjerë./REL/

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI