Flash

Pësoi gol me kokë, tërbohet Kapllani: “Jemi ekip me shtatëlartësi mbi mesatare”

Lapsi.al 2 November 2022
Pësoi gol me kokë, tërbohet Kapllani: “Jemi ekip me

“Nuk kishim shumë kohë ta përgatisnim ndeshjen. Sot bëmë më të mirën për të marrë fitoren. E nisëm mirë lojën, por në një moment nga një goditje standarde, është e disata herë, që pësojmë kështu”. Xhevahir Kapllani nuk e kapërcen dot mënyrën si Erzeni i tij pësoi golin, në barazimin 1-1 me Kastriotin. Shijakasit që kishin mbrojtjen më të mirë të kampionatit, morën gol nga Greca që në minutën e 7: “Por sërish reaguam mirë - shpjegoi Kapllani -. E mbajtëm Kastriotin te zona e vet. Fatmirësisht doli goli, por sërish tentuam për të fituar. Por mos të harrojmë që Kastrioti është një skuadër shumë e forte”.

Lexo më tej: Greca thyen ‘bunkerin’ e Erzenit, Nonato eviton humbjen e Kapllanit me Kastriotin

Tekniku megjithatë kritikon të tijtë krejtësisht të pakujdesshëm në episodin e rëndësishëm të golit të pësuar: “Jam pak i mërzitur për mënyrën se si e pësojmë golin. Ne jemi ekip me shtatëlartësi mbi mesatare. Ekipi gjeti forca, pati dëshirë, pati personalitet dhe shkuam shumë afër zonës kundërshtare. Edhe orari nuk ishte i përshtatshëm për të luajtur një ndeshje”, përfundoi Kapllani.

Bledi Shkëmbi, trajneri i Teutës, ka bindjen se kthesa e ekipit të tij do të vijë nëse ekipi do të shfaqë përsëri një lojë skuadre. “Ne patëm momentet tona të mira që mund të shënonim. Por edhe kundërshtari pati momente të mira për të shënuar. Si shkoi loja deri diku jam i kënaqur me pikën dhe me futbollistët. Të gjithë dhanë maksimumin, punuan e luftuan. Sot kishim momentet tona të mira në mbrojtje dhe kishim disa momente që të rrezikonim.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI