Flash

Shtëpia dykatëshe në Fier përfshihet nga flakët, shpëtojnë banorët

Lapsi.al 2 November 2022
Shtëpia dykatëshe në Fier përfshihet nga flakët,

Një banesë ka marrë flakë në lagjen “1 maji” të qytetit të Fierit ndërsa brenda pak minutash, gjithçka është përfshirë nga zjarri. Flakët janë pikasur nga familjarët në katin e parë të një godine dykatëshe, aty ku i parkuar ndodhej  dhe një automjet, e që përdorej si garazh.

Bëhët me dije se në brendësi të garazhdit ndodheshin edhe bojra dhe material të ndryshme, të cilat janë përfshirë më lehtë nga zjarri, që është përhapur më pas në pjesën  tjetër të objektit. Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë njoftuar forcat zjarrfikëse, ndërsa të alarmuar kanë kërkuar ndihmë për shuarjen e flakëve.

Mësohet se në momentin e që në godinë ka rënë zjarri nuk ka pasur njëri, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për rënien e zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, fakt që mbetet për t'u vërtetuar.

Njoftimi i policisë:

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, lagjen “1 Maj”, Fier, në banesën e shtetasit V. N., ka rënë zjarr ku për pasojë janë djegur orenditë shtëpiake. Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI