Flash

Tension në Kosovë, digjet makina e një serbi me targa kosovare

Lapsi.al 2 November 2022
Tension në Kosovë, digjet makina e një serbi me targa kosovare

Policia e Kosovës deklaroi se në orët e para të mërkurës është njoftuar për një zjarrvënie dhe djegien e një makine me targa RKS – Republika e Kosovës, në Zubin Potok. Pronar i kësaj makine ka qenë një qytetar i komunitetit serb.

Policia ka thënë se zjarrfikësit kanë dalë në skenën e incidentit dhe se autoritetet janë duke hetuar rastin.

Ky njoftim vjen një ditë pasi Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin në tri faza për riregjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në Kosovë.

Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provë.

Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill. Dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Dita e parë e qortimit: Dilema dhe kundërshtime për targat

Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe.

Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera.

Në javët e fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës. Kryesisht kanë prekur serbët që po riregjistrojnë makinat në RKS.

Institucionet e Kosovës kanë fajësuar “grupet ilegale ekstremiste” për këto incidente.

Lexo më tej: Konflikti Kosovë-Serbi për targat, BBC: Arsye e pamjaftueshme 

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se nga 1 shtatori deri më 27 tetor kanë regjistruar tri incidente të sulmeve ndaj serbëve. Bëhet fjalë për serbë që i janë përgjigjur kërkesës për riregjistrimin e makinave.

Deri në fund të muajit tetor besohet se rreth 20 makina me targa ilegale serbe janë pajisur me targat RKS.

Përfaqësuesit e Listës Serbe nuk kanë reaguar për djegien e makinave dhe pronave të banorëve serbë. Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

As Beogradi zyrtar nuk ka komentuar publikisht këto sulme në veri të Kosovës, shkruan REL.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI