Flash

Top Channel i kërkoi 120 milion lekë/ Rama: Ja si funksionon shantazhi mediatik!

Lapsi.al 2 November 2022
Top Channel i kërkoi 120 milion lekë/ Rama: Ja si funksionon shantazhi

Të martën, në emisionin Inside Story në Top Channel u transmetua një material për me mënyrën se si shpenzohen fondet IPARD në Shqipëri. Emisioni me titullin bombastik “Gllabërimi i fondeve të bujqësisë” solli disa raste kur fermerë që punonin qindra hektarë tokë nuk kishin përfituar asgjë nga AZHBR, që menaxhon dhjetëra miliona euro fonde nga Bashkimi Europian.

Sipas gazetarëve të Inside Story paratë nuk shkojnë tek fermerët, por tek njerëz të lidhur me pushtetin. Ndër emrat që nxorri Top Channel si përfitues të këtyre fondeve ishte kunati i Saimir Tahirit, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshit, një kandidat socialist për deputet etj.

Por kryeministri Edi Rama, që prej disa javësh thotë se Top Channel bën shantazh ka publikuar një kërkesë që AZHBR-së i ka ardhur nga televizioni kombëtar. Top Channel ka kërkuar 120 milion lekë të vjetra për të bërë 50 episodeve televizive dhe 300 video-spoteve që do të pasqyronin punën e AZHBR-së. Transmetimi i këtyre materialeve sipas Top Channel do të ishte nga marsi deri në dhjetor të vitit 2022.

Ky është, sipas Ramës “shantazhi mediatik”, që po i bëhet nga Top Channel.

“Ja për shembull se si funksionon shantazhi mediatik. Kërkohen 120mln lek nga AZHBR për t’u treguar shqiparëve kudo ndodhen sa mirë po ecën Shqipëria rurale. AZHBR s’e plotëson dot kërkesën e shpjeguar në shumë faqe se si e qysh tërë dynjaja do shohë shqip/anglisht suksesin e saj!” shkruan Rama në Twitter, pasi ka publikuar kërkesën e Top Channel.

[caption id="attachment_773061" align="alignnone" width="503"] Kërkesë nga Top Channel për zhvillimin e emisioneve per AZHBR[/caption]

Por edhe sikur të jenë të vërteta shkaqet që çuan gazetarët e Top Channel në realizimin e materialit për fondet IPARD, kryeministri nuk jep asnjë sqarim për gjetjet e tyre.

Psh, a është i vërtetë, abuzimi, korrupsioni dhe burokracitë që përshkruanin fermerët e Lushnjës në lidhje me shpërndarjen e fondeve IPARD? A është i vërtetë diskriminimi që u bëhet fermerëve për shpërndarjen e naftës falas? A përfitojnë të afërmit e drejtuesve socialist nga fondet IPARD në bazë të njohjeve dhe lidhjeve që kanë me drejtuesit e AZHBR-së?

Përplasja me Top Channel në këtë rast e ndihmon kryeministrit t’i ikë përgjegjësisë, njësoj si në rastet e temave të shpopullimit, për dëmet reale që shkaktuan hakerat, apo për problemet e policisë. Ende nuk dihet se pse nisi përplasja mes kryeministrisë dhe Top Channel.

Për të ndryshuar vijën editorial, televizioni largoi nga puna drejtorin e lajmeve Sokol Balla dhe në disa raste mbledhjet e gazetarëve i ka drejtuar aksionerja Lori Hoxha./Lapsi.al

https://lapsi.al/2022/11/01/perplasja-lajmet-e-top-it-serish-flake-kunder-rames/

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI