Flash

Arrestohet në Laprakë Ilir Paja/ “UFO”-ja u arratis 2 herë nga burgjet italiane

Lapsi.al 3 November 2022
Arrestohet në Laprakë Ilir Paja/ “UFO”-ja u arratis 2

Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e një emri të njohur të drejtësisë shqiptare të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në prangat e njësisë speciale “Fast Albania” ka rënë Ilir Paja i njohur me nofkën “UFO”-ja. Këtë nofkë ia vendosi policia italiane për shkak të dy arratisjeve spektakolare nga burgje të sigurisë së lartë. Operacioni ishte koduar me emrin “Dangerous”.

[caption id="" align="alignnone" width="300"]Ilir Paja Ilir Paja[/caption]

“Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë i shtetasit Ilir Paja, 49 vjec, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person shumë i kërkuar nga autoritetet Italiane pasi Gjykata e Apelit Milano/Itali, e ka dënuar me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, kryer në bashkëpunim dhe rrëmbim personi.

Lokalizimi dhe kapja e 49-vjeçarit u bë në Laprakë nga Njësia Speciale "Fast Albania", në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë. Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët italianë vijon punën për plotësimin e dokumentacionit me qëllim ekstradimin e 49-vjeçarit drejt Italisë” – thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE: EMRAT/ Kush janë të burgosurit që Enkelejda Hoxha u hapi dyert e burgut

Paja ka kryer disa dënime edhe në burgjet shqiptare. Në 2017-ën ai u lirua nga qelia me kusht para përfundimit të dënimit. Ai po vuante një dënim me burg, për plagosjen e një polici në vitin 2008-ën.

Në vitin 2010 “UFO-ja” u dënua me 15 vjet burg për ngjarjen e marsit 2008. Në atë kohë ai përplasi me mjetin e tij “Fiat” një punonjës policie gjatë operacionit për arrestimin e tij. Shkalla e Parë e fajësoi për tentativë vrasjeje. Apeli ndryshoi vendimin, duke e dënuar atë me 6 vjet e 8 muaj burg për akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”. 

LEXO EDHE: Lirohet nga burgu Ilir Paja, mediat italiane e quanin “ufo” i arratisjeve

Në vitin 2011 Paja mori një dënim me 15 vjet e 4 muaj burg, duke u deklaruar fajtor për një sërë veprash penale të kryera prej tij në Itali. Ai u gjykua në bazë të materialeve hetimore të përcjella me letërporosi nga autoritetet italiane.

[caption id="" align="alignnone" width="279"]Ilir Paja Ilir Paja[/caption]

Sipas gjykatës, veprat penale për të cilat dyshohet të jenë kryer nga Paja janë regjistruar në datat 2, 3 dhe 4 shtator 2006 në Milano, Itali. Në këtë gjykim ai u fajësua për “vrasje”, “rrëmbim ose mbajtjes peng të personit”, “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “armëmbajtje pa leje”. Është e paqartë se përse u lirua nga burgu kur kërkohej nga autoritetet italiane. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kapet 33.5 kg kokainë në Durrës

Task-Forca ka zhvilluar një aksion antidrogë mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit. Burime bëjnë me dije se në një kontejner të ardhur nga Ekuadori është zbulua...

19:16

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI