Flash

Beniada reagon pas deklaratës së Einxhel: E kam kërkuar

Lapsi.al 3 November 2022
Beniada reagon pas deklaratës së Einxhel: E kam kërkuar

Ish-banorja e BBV, Beniada Nishani ka qenë së fundmi e ftuar në “Wake Up”. Ajo ka folur ndër të tjera për marrëdhënien me Einxhel Shkirën.

Beniada rrëfeu se është përpjekur disa herë që të ketë kontakte me prezantuesen por shtoi se nuk ka marrë një përgjigje.

Më tej, ajo tha se mund të ketë bërë gabime por kur është pyetur për Einxhel nëpër intervista, ajo është treguar mjaft e kujdesshme me fjalët.

“Nuk mund të përfshij persona të tjerë, e kam kërkuar e I kam dërguar mesazh, jam kujdesur gjithmonë në intervista me fjalët që flas e të mos lëndoj asnjë njëri. E bukura është që personat të flasin e jo të flasin me të tjerët për mua por me mua. Mund të kem bërë gabime por kur më kanë pyetur për Einxhel kam qenë shumë e kujdesshme sepse gjërat duhet ti zgjidhim bashkë jo nëpër studio. Nuk e kam uruar se kam parë që kishte një ftohje nga ana tjetër. Sot do i çoj një mesazh se është munduar të flasë nëpër kanale të ndryshme, po ta shoh do të jem e para që do e përqafoj e do të flas. Nuk kam asnjë lloj ngarkese negative për të.”- nënvizoi më tej Beniada.

Kujtojmë që gjatë një ‘live’, Einxhel tha më herët se ishte lënduar shumë nga ofendimet e mamasë së Beniadës nëpër komente në rrjete sociale.

Të këshilluara

Whatssap vjen me një risi të re

Në përpjekje për ta bërë më të lehtë ruajtjen e linkeve, shënimeve dhe kujtesave, platforma e mesazheve WhatsApp thuhet se po teston një veçori të re, që do t'j...

16:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI