Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Kapet 33.5 kg kokainë në Durrës

Lapsi.al 3 November 2022
Kapet 33.5 kg kokainë në Durrës

Task-Forca ka zhvilluar një aksion antidrogë mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit. Burime bëjnë me dije se në një kontejner të ardhur nga Ekuadori është zbuluar rreth 33.5 kg kokainë. Nga ana e forcave policore vijon kontrolli. Kokaina u zbulua nga qeni antidrogë. Lapsi.al zbardh detaje nga kokaina e kapur në portin e Durrësit.

Mësohet se droga ishte e fshehur në kontejnerin e kompanisë ‘BanaKing’, në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj. Vendi i origjinës së kokainës është Ekuadori në Amerikën latine.

84 kontenierë po kalohen në skander për të parë nëse ka ende sasi tjetër. Operacioni i policisë është zhvilluar në bashkëpunim me Maltën. Droga ishte feshur në kapakët e frigoriferit. Lapsi.al sjell pamje nga porti i Durrësit.

NJOFTIMI I POLICISE

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Policia e Shtetit jep informacion zyrtar për kokainën e kapur në Portin e Durrësit, gjatë operacionit të koduar ‘Again’ (Përsëri).

Sipas policisë janë sekuestruar 31 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë, teksa 8 persona janë shoqëruar.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara në Portin e Durrësit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të drogave të forta, bazuar dhe në inteligjencën informative, strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘Again’.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionin policor të administruar nga Policia shqiptare, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në një kontejner të ngarkuar me banane, që kishte ardhur nga Ekuadori, për llogari të një firme në Tiranë, duke qenë se nga kontrolli me skaner nuk ishte konstatuar ngarkesë tjetër përveç arkave me banane.

Si rezultat i kontrollit me qen antidrogë, shërbimet e Policisë konstatuan në 2 arka bananesh, 31 pako, të mbushura me lënde të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë.

Në vijim të operacionit janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale, 8 persona, pjesëtarë të firmës që priste ngarkesën me banane dhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit vijojnë veprimet për zbardhjen e këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Operacioni vijon.

[video width="576" height="326" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/11/WhatsApp-Video-2022-11-03-at-7.20.24-PM-1-1.mp4"][/video]

[video width="576" height="326" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/11/WhatsApp-Video-2022-11-03-at-7.20.24-PM-2.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI