Flash

Mbreti Charles, i lënduar nga libri i Princ Harry

Lapsi.al 3 November 2022
Mbreti Charles, i lënduar nga libri i Princ Harry

Mbreti Charles III nuk është i lumtur për kujtimet e ardhshme të Princit Harry.

Në një intervistë , Christopher Andersen, autor, pretendon se monarku i ri i sheh kujtimet e djalit të tij  dhe deklaratat e Meghan Markle si një "tradhti". "Kjo do të jetë një seri tjetër granatash që ata do të hedhin në pallat. Ata janë të tmerruar.Charles dhe Camilla dhe pjesa tjetër , për atë që Harry mund të thotë," pohon Andersen. "Veçanërisht sepse  kujtimet kanë të bëjnë kaq shumë me edukimin e tij, martesën e Charles dhe Dianës. Gjithçka shihet nga kjo lente tani."

"Unë mendoj se në një farë mase Mbreti Charles ndihet i tradhtuar nga Harry. Ata në fillim, e pranuanvërtet Meghan," vazhdoi ai. ".Ishte Charles ai që eci me Meghan në gjysmën e dytë të altarit kur babai i saj nuk do të shfaqej. Ishte Charles ai që u miqësua me Doria  nënën e Meghan. Kështu që është shumë e lënduese për të."

Megjithatë, Andersen thotë se "gjatë dy viteve të fundit, sigurisht [Charles] i dërgoi mesazhe Harry se ai është ende i dashur dhe se ata duan kthimin e tij. Ai e ka lavdëruar punën e tij si ambientalist. Ai e përfshiu Harry-n në fjalimin pas vdekjes së mbretëreshës”. Princi Harry's Spare pritet të dalë më 10 janar. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI