Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Nuk do ta veshë fanellën me sponsor 'Shakira', Pique braktis futbollin: "Të shtunën ndeshja e fundit në Camp Nou"

Lapsi.al 3 November 2022
Nuk do ta veshë fanellën me sponsor 'Shakira', Pique braktis
Një zhvillim i bujshëm dhe i papritur te Barcelona. Gerard Pique ka shpallur lamtumirën e tij nga Barcelona dhe futbolli i luajtur. Qendërmbrojtësi ka zbuluar se të shtunën kundër Almerias do të jetë ndeshja e fundit në Camp Nou me Blaugranat. 35-vjeçari spanjoll ishte jashtë projektit të Xavi: "Tani që ëndrrat e atij djali janë realizuar, është koha për ta mbyllur atë rreth. Unë gjithmonë kam thënë që pas Barçës nuk do të ketë skuadra të tjera dhe kështu do të jetë. Kjo e shtunë do të jetë ndeshja ime e fundit në Camp Nou. Unë do të jem gjithmonë një tifoz i Barcelonës, kjo është familja ime. Do të kthehem, forca Barça gjithmonë", tha ai. Ndeshja ndaj Almeiras është programuar të shtunën në orën 21:00, e vlefshme për ndeshjen e 13-të të La Ligës. Lexo më tej: Karma kthehet gjithmonë: çfarë sikleti për Piqué, i detyruar të veshë fanellën me të shkruarën ‘Shakira’ Mes Manchester United, Real Zaragoza dhe Barcelonës, Pique ka patur një karrierë plot kënaqësi. 428 paraqitje dhe 30 gola për mbrojtësin, që me fanellën blaugrana fitoi gjithçka. Palmares i jashtëzakonshëm me 8 tituj kampion në Spanjë. Përvec tyre janë shtatë Kupa Mbreti, gjashtë Superkupa spanjolle. Krenaria e Pique janë sigurisht katër Champions League, tre Superkupa UEFA dhe tre Kupa të Botës për klube. Me Spanjën një Europian dhe një Botëror si protagonist.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Gerard Piqué (@3gerardpique)

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI