Flash

Nuk e dinin që duhet të shënonin një gol: problem komunikimi me pankinën, PSG e pëson si Marseille

Lapsi.al 3 November 2022
Nuk e dinin që duhet të shënonin një gol: problem komunikimi

Probleme komunikimi mes fushës dhe pankinës, e pësojnë Marseille dhe PSG. Tudor dhe Galtier do të duhet të reflektojnë, por ndërkohë dëmi është bërë. Kroati është jashtë Evropës për një gol të pësuar në minutën e 95-të nga Tottenham. Arsyeja? Lojtarët e OM nuk e dinin që barazimi ishte i mjaftueshëm për të përfunduar të tretën në grup. Kjo do ti lejonte Marseille të përfundonte në Europa League. Kështu ata u hodhën në gjysëmfushën kundërshtare, por u ndëshkuan nga Spurs, që fituan vendin e parë në grupin D. “Nuk e dinim që mjaftonte një barazim për të shkuar në Europa League”, pranoi mbrojtësi Chancel Mbemba.

Lexo më tej: Video/ PSG kalon 1-2 Juventus, por humbi vendin e parë me çudinë e Haifa: ja verdiktet e fundit në Champions

Një fat të ngjashëm pati edhe PSG, 24 orë më vonë, në Torino. Parisienët fituan 2-1 ndaj Juventusit, por përfunduan në vendin e dytë në grup për diferencë golash me Benfica. Portugezët fituan 6-1 ndaj Maccabi Haifa dhe kthyen situatën. Messi dhe shokët e tij, të pavetëdijshëm për rezultatin në Izrael, nuk e rritën lojën dhe tani do të përballen me një short të rrezikshëm. Portieri i francezëve Donnarumma e konfirmoi pas ndeshjes: "Nuk e kuptuam - pranoi italiani - se duhet të shënonim ende një gol për të përfunduar të parët në grup. Vendi ynë i dytë është gjithashtu problem edhe për të tjerët. Jemi të qetë. E sigurtë se do të përballemi me një skuadër të madhe, por jemi gati. Do të luajmë gjithmonë për maksimumin".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI