Flash

Spalletti rinovim 'i detyruar' me Napolin: presidenti do të ushtrojë klauzolën e njëanëshme në kontratë

Lapsi.al 3 November 2022
Spalletti rinovim 'i detyruar' me Napolin: presidenti do të

Aurelio De Laurentiis blindon tekniku Luciano Spalletti. Trajneri e ngjiti Napolin në vendin e parë në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve. Kështu që, sipas gjasave, do të qëndrojë në Campania për një kohë të gjatë. Siç raporton Il Mattino, ky është vullneti i presidentit të klubit, i cili mund dhe dëshiron të ushtrojë klauzolën e rinovimit të njëanshëm në kontratën e teknikut. Rinovimi do të kryhet në maj të vitit të ardhshëm, kur skadon edhe afati i klauzolës. Një vendim që është maturuar prej kohësh dhe që duhet të zbatohet vetëm në terma burokratike. Por para se ta bëjë një gjë të tillë, ADL do të ketë një takim ballë për ballë me Spalletti.

Pauza e Botërorit do të jepte shumë kohë në dispozicion. Por nuk është e sigurt që të dy do të takohen kaq shpejt. Trajneri nga Certaldo ka një kontratë deri në vitin 2024. Sipas asaj që shkruan gazeta napolitane, gatishmëria e palëve për të vazhduar së bashku është e qart. E kjo do t'i hapte rrugën një marrëveshjeje të re, e cila duket praktikisht e përfunduar. Mbetet vetëm të bihet dakord në detaje dhe me një shtrëngim duarsh.

Në fakt, Spalletti fiton 2.8 milionë euro në sezon dhe duke aktivizuar klauzolën ai do të marrë të njëjtën pagë. Por në synimet e De Laurentiis është edhe një rregullim i rëndësishëm në rritje të pagës së tij. Takimi mund të bëhet edhe në fund të sezonit Atëherë kur ndoshta Napoli do të jetë ende në vendin e parë në kampionat. E trajneri do të mund të kërkojë një rritje të konsiderueshme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI