Flash

Alibeaj: Së shpejti nxjerrim kandidatët për zgjedhjet lokale!

Lapsi.al 4 November 2022
Alibeaj: Së shpejti nxjerrim kandidatët për zgjedhjet lokale!

Deputeti Enkelejd Alibeaj, thotë se së shpejti PD do të nxjerrë kandidatët për zgjedhjet lokale, duke folur në emër të Partisë Demokratike edhe pse ai nuk është i zgjedhur nga anëtarët e kësaj partie apo nga ndonjë strukturë e partisë.

Alibeaj refuzon të pajtohet me realitetin se shumica në PD mbështet Sali Berishën, ndërkohë që nuk ka pranuar të tërheqë padinë në gjykatë dhe vijon të sillet si kryetar i vetëshpallur i kësaj force politike.

“Fillimi i menjëhershëm i procesit të riorganizimit të të gjitha degëve të PD-së në funksion të rifreskimit dhe ripërtëritjes dhe identifikimit qoftë për kandidatura për kryetarë bashkie apo këshille bashkiake. Ju informoj se në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash sipas statutit të PD, shumë shpejt do deklarojmë edhe kandidaturat për të gjitha bashkitë që do jenë të gatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit.

Ne kemi zhvilluar mbledhje në selinë e PD-së në Durrës, në Tiranë e zhvillojmë sot në Fier, mbledhja tjetër do jetë në Lezhë për të treguar se ne jemi në paradhomë të fushatës zgjedhore dhe është e udhës që demokratët duhet të dalin në terren, është edhe taktikë për të pasur kontakte më intensive me demokratët kudo ku janë. Në të gjithë këtë lëvizjen tonë nuk duam e nuk e kemi bërë lëshimin e sinjaleve provokative, beteja jonë është me regjimin, aleatët tanë janë qytetarët”, deklaroi Alibeaj.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI