Flash

Refugjatët/ Ministri i jashtëm britanik telefonon Ramën

Lapsi.al 4 November 2022
Refugjatët/ Ministri i jashtëm britanik telefonon Ramën

Ministri i Jashtëm Britanik, James Cleverly ka pohuar se ka pasur një bisedë “shumë të sinqertë” me kryeministrin shqiptar Edi Rama pas deklaratave të ministres së Brendshme Suella Braverman mbi numrin e emigrantëve shqiptarë që përpiqen të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Rama akuzoi Braverman për "diskriminim" ndaj bashkatdhetarëve të tij për të shpërqendruar nga dështimet e politikës së saj pasi ajo ngriti çështjen në dhomën e deputetëve në fillim të kësaj jave, duke thënë se “Mbretëria e Bashkuar po vuante një pushtim”.

Duke folur nga një takim i ministrave të jashtëm të G7 në Gjermani, Cleverly i tha agjencisë së lajmeve PA se ata e kishin diskutuar këtë çështje kur ai foli me Ramën.

“Ne folëm për gjërat për të cilat ka folur Sekretarja e Brendshme. Që është numri shumë, shumë i konsiderueshëm i shqiptarëve që rrezikojnë veten e tyre në duart e trafikantëve. Sigurisht që kemi diskutuar situatën dhe bisedat që janë bërë në të dyja anët dhe deklaratat që janë bërë në të dyja anët.

Përfundimi është se unë dhe kryeministri patëm një bisedë shumë të mirë, një bisedë shumë miqësore dhe për shkak se kemi një marrëdhënie shumë të mirë pune, unë dhe ai patëm një një bisedë të sinqertë”- tha ai. 

Më herët, Doëning Street këmbënguli se emigrantët “meritojnë të trajtohen me dhembshuri dhe respekt”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kapen 3 shqiptarë me kokainë në Bruksel

Policia e Brukselit ka mësyrë në disa zona, në sajë të një aksioni antidrogë, ku si rezultat ka vënë në pranga tre shqiptarë. Një nga aksionet është bërë në një...

17:27

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI