Flash

Rrëfimi tronditës i Selena Gomez: Kam menduar vetëvrasje

Lapsi.al 4 November 2022
Rrëfimi tronditës i Selena Gomez: Kam menduar vetëvrasje

Selena Gomez ka folur hapur për problemet e saj të shëndetit mendor gjatë gjithë karrierës dhe me dokumentarin e ri ajo do të ndajë edhe më shumë detaje. Në një intervistë të re me Rolling Stone, Gomez tha se e kishte menduar vetëvrasjen prej vitesh.

"Unë do të jem shumë e hapur me të gjithë për këtë: kam qenë në katër qendra trajtimi," tha Gomez për Rolling Stone. “Mendoj se kur fillova të mbush të njëzetat ishte kur filloi të errësohej vërtet dhe kur fillova të ndjeja se nuk e kontrolloja atë që ndieja, nëse ishte diçka vërtet e mrekullueshme apo vërtet e keqe”.

Gomez, tani 30 vjeç, nuk mund ta kuptonte mirë se përse kalonte javë apo muaj nëpër periudha ngritjesh dhe uljesh ekstreme. Ndonjëherë, ajo nuk mund të flinte për ditë të tëra. Në një moment, ajo ishte e bindur se duhej t'u blinte të gjithëve që njihte një makinë përpara se të fillonte një periudhë tjetër "e errët".

“Filloi me depresionin, më pas shkova në izolim”, shpjegoi ish-ylli i Disney Channel. "Pastaj nuk mund të lëvizja nga shtrati im. Nuk doja që dikush të fliste me mua. Miqtë e mi më sillnin ushqim sepse më donin, por askush nga ne nuk e dinte se çfarë ishte. Ndonjëherë kalonin javë. Qëndroja në shtrat, ku edhe të zbrisja shkallët e shtëpisë më merrte frymën."

Edhe pse ajo kurrë nuk tentoi të vetëvritej, ajo i tha Rolling Stone se e kishte menduar për vite me radhë.

“Mendova se bota do të ishte më mirë nëse nuk do të isha”, tha këngëtarja.

Gomez më vonë u diagnostikua me çrregullim bipolar, gjë që e ndihmoi atë të kuptonte se çfarë po kalonte.

Të këshilluara

Një rrëfim ndryshe nga Rita Ora

Këngëtarja me origjinë shqiptare e njohur në mbarë botë, Rita Ora së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e Jonathan Ross, ku ka treguar shumë gjëra nga jeta e s...

10:39

Johnny Depp, pjesë e shfaqjes së Rihannas

Johnny Depp do të marrë pjesë në shfaqjen e ardhshme të Rihannas, Savage X Fenty Vol. 4. Sipas TMZ, aktori 59-vjeçar nuk do të dalë në skenë, por do të shfaq...

17:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI