Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Allegri buzëqesh tre herë: rikuperohen Vlahovic, Di Maria e Bremer për derbin e Italisë me Inter

Lapsi.al 5 November 2022
Allegri buzëqesh tre herë: rikuperohen Vlahovic, Di Maria e Bremer

Infermieria e Juventus fillon të zbrazet. Max Allegri më në fund mund të marrë frymë pas emergjencës së periudhës së fundit. Tekniku u detyrua të sillte vetëm shtatë lojtarë në pankinë për ndeshjen e së mërkurës në Champions League kundër PSG. Për përballjen e rëndësishme të së dielës në mbrëmje, në Stadium kundër Inter, trajneri i Juventus rikuperon tre pedina themelore me një goditje të vetme. Vlahovic, Di Maria dhe Bremer janë gati, përvec Chiesa.

Serbi humbi ndeshjet kundër Lecce dhe PSG për shkak të një shqetësimi në ije, që e pati edhe qershorin e kaluar. E tani ai është gati të rimarrë vendin e tij në sulm. Fideo mund të jetë me serbin nga minuta e 1', i kthyer nga dëmtimi i shkallës së ulët të kofshës së djathtë. Argjentinasi u dëmtua në transfertën e Haifa kundër Maccabit në Champions. Gjithçka do të varet nga dy seancat e fundit stërvitore, por duket se të dy do të jenë titullarë. Dusan do të formojë repartin me Milik, ndërsa Chiesa, i kthyer në fushë pas 10 muajsh mungese, po përgatitet të bëhet sërish protagonist.

FORMACIONI ANTI-INTER

Allegri mund të buzëqeshë edhe duke parë prapavijën. Bremer është kthyer në mbrojtje, duke u rikuperuar pas dëmtimit të shkallës së ulët në kofshën e majtë. Braziliani u dëmtua në derbin kundër Torinos e kthehet tani në atë të Italisë. Krahas brazilianit do të jetë edhe bashkatdhetari Danilo, i rikthyer pas skualifikimit ndaj PSG-së. Balotazh mes Alex Sandro dhe Bonucci për fanellën e tretë në mbrojtjen treshe. Në mesfushë, Locatelli u konfirmua si regjist me Rabiot dhe Fagioli, ndërsa Cuadrado dhe Kostic do të luajnë në krahë. "Ne e respektojmë Inter, por mendoj se po kthehemi t'i bëjmë gjërat mire. Qendrojmë gjithmonë në lojë e të fokusuar. Të gjitha gjërat që në ndeshje të tilla kanë një rëndësi të madhe", tha Danilo për sfidën ndaj Interit, në një intervistë me Dazn.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI